Skip to content

Arrestimi Fullanit i nxituar, dëmton imazhin e vendit, tremb kreditorët

07. 09. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Arrest

Që Fullani e bëri borxh të arrestohej, kjo s'diskutohet. Reagimi i tij i ndyrë pas deficitit madhor në thesar, mos-bashkepunimi me drejtësinë/komisionin hetimor parlamentar, sjellja prej gangsteri ndaj indinjatës së publikut, dhe mos-vullneti për të dhënë dorëheqjen si kusht per të shuar zhurmën, zhurmë që njolloste institucionin më të lartë monetar shqiptar, e kishin mbushur kupën, por përsëri arrestimi s'duhej të ishte opsion në këtë fazë.

Nëse Fullani u soll si legen sepse e dinte që arrestimi dëmtonte imazhin financiar të vendit, nga ana tjetër Prokuroria s'duhej të binte viktimë e legenezmit të tij. Nga pikpamja politike ky arrestim ngre veshët e botës së financës dhe tremb kreditorët ndërkombëtarë të cilet përdorimin e prangave në majën e pushtetit financiar e shohin si paqëndrueshmëri monetare të vendit.
Nga pikpamja formale e drejtësisë arrestimi është i pajustifikuar sepse Fullani s'kishte ku shkonte, s'mund të largohej nga vendi, ndërsa krimi në vetvete kishte humbur flagrancën (ngjarja ishte e vjetër, s'kishte ndodhur 72 orët e fundit). Fullani duhej dërguar në gjykatë në gjendje të lirë, e cila të vendoste arrestimin e tij pas vendimit të dënimit, siç veprohet rëndom me personalitete të kësaj natyre në botën demokratike.

Duke patur parasysh elementët e mësipërm, si dhe faktin që paratë akoma nuk janë gjetur pavarësisht arrestimit në fjalë, të krijohet përshtypja se ndoshta kjo ishte strategji e qeverisë për të kapur pushtetin financiar të vendit. Uroj të mos jemi para një "grusht shteti" të ekzekutivit ndaj thesarit.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar