Skip to content

Nëse Rama përgjysmon qeverinë s'do ketë rritje të çmimit elektricitetit

05. 10. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
qeveria

Ndërsa pritet një rritje e cilësuar e çmimit të energjisë, rritje që do ndikoj jo vetëm xhepin e konsumatorit të varfër shqiptar, por dhe bizneset në prag rrënimi në Shqipëri, mbetet absurditet fakti që qeveria Rama ka 21 ministri, ndërkohë që përgjysmimi i kabinetit (10 ministri do ishin mjaft për vendin), dhe shfryrja e burokracisë shtetërore e instaluar nga majtisti Edvin K. Rama, do evitonte rritjen e çmimit të elektricitetit.

Kombinuar sa më sipër me heqjen e taksave për disa vite (minimumi 5) për kompaninë e shpërndarjes të energjisë, faktor që do e bënte atraktiv tregun energjitik shqiptar për kompani serioze, treg që është fondamental për ecjen përpara të vendit për aq kohë sa elektriciteti vijon të mbetet element përcaktues i zhvillit në botë.

Ndërsa Rama vijon të rëndoj shpenzimet në buxhet (edhe një guvernator i huaj banke ishte mangut në atmosferën e mbarsur me dështim ekonomik të super-liberalit alla-marksist Edvin K. Rama, sikur duhet ndonjë filozofi e madhe të menaxhosh të ardhurat e një vendi të varfër me 2 milion njerëz), ai do vijoj të eksperimentoj me Shqipërinë siç eksperimentoi me veten kur donte të bëhej basketbollist, piktor, publicist, politikan..., me pesë martesat, me fëmijët që i deklaronte kopilë e familjen mallkim...

Duhet ndaluar sa s'ka shkatërruar totalisht vendin, shkatërrim që do rezultonte fatal deri në kolapsjen e ndarjen e Shqipërisë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar