Skip to content

Serbia s'ka masakruar asnjë ortodoks shqiptar! A quhet vizita Ramës në Serbi?

19. 10. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim

Fakt historik është se ortodoksit shqiptarë kanë qenë të "privilegjuar" në këtë aspekt krahahsuar me shqiptarët e tjerë. Ata nuk jane vrarë e masakruar nga serbët, përkundrazi jane seleksionuar (lënë mënjanë) prej tyre, kur ndërmereshin fushatat e shkretimit serb ndaj vend-banimeve shqiptare.

Gjergj Fishta e përshkruan kështu fillimin e luftës së parë ballkanike në tetor 1912: (citoj) "Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar."

Në përshkrimin e tij historik, Fishta s'përmend ortodoks, por vetëm katolik e mysliman shqiptarë të masakruar nga ballkanikët.

S'po them që na lanë në baltë në vdekje (megjithëse s'duhej), sepse s'ishte zgjedhje e tyre, por a ka tani sens politik e historik që pikërisht ata që u seleksionuan nga serbët për të jetuar, dhe që na panë ne të vdisnim kur serbët na masakronin, të kenë inisiativën të afrojnë Shqipërinë me Serbinë!!!???

Në një interviste sot Ministrja e Integrimit, Klajda Theodhoraq Gjosha, e quajti historike viziten e Ramës në Serbi, vizitë që sipas saj i kontriboon integrimit europian të Shqiperisë. Nejse, kjo edhe praninë e kryepriftit ortodoks serb e rus në meshën në gjuhën greke të Janullatusit e quajti historike e në kuadër të integrimit në BE.

Nuk e di ku ka qenë e bija Theodhoraqit (apo Theodoraqi vetë, apo i biri i Kristaqit e Kristaqi vete, apo zv/kryministri Niko Peleshi...) kur ndodhte ajo që thotë Fishta, dhe më vonë në masakrat e panumërta serbe ndaj katolikëve e myslimanëve shqiptarë, por dhe një i marrë e di se Shqipëria synon integrimin në Perëndim, jo në Lindje e Bizant.

PS: Si mund të shkohet në Serbi kur ky vend kurrë s'ka kërkuar falje (të paktën falje verbale, se për dëmshpërblim s'bëhet fjalë) për masakrat ç'njerëzore ndaj shqiptarëve?! Përkundrazi edhe sot e kësaj dite (deri disa ditë më parë) vijon të bëj thirrje për zhdukjen e shqiptarëve?!


Këta të masakruar nuk janë bërë nga ISIS, por nga Serbia një dekadë më parë në Kosovë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar