Skip to content

Nën Ramën asnjë njohje e re ndërkombëtare Kosovës, qeveria kosovare e përçarë

11. 11. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim

Ndërsa mediat pranë qeverisë vijojnë me tam-tame të trumbetojnë si fitore të madhe llomotitjet e Ramës në Beograd, si ja "plasi" kryeministrit serb të vërtetën e Kosovës (pse si do thoshte, s'është e pavarur??), si dikur Enver Hoxha ja "plasi" Hrushovit në Moskë (do i këndojnë me polifoni tani - O Edvin të lumte goja), statistikat dhe realiteti flasin ndryshe, janë tejet dëshpërues.

Rama me të vërtetë përmendi në Beograd se Kosovën e kanë njohur 108 vende, por nuk tha se s'ka asnjë njohje të re që kur ai është bërë kryeministër, ndërkohë që Kosova ka mbetur praktikisht pa qeveri dhe e përçarë si kurrë ndonjëherë.

Ka një farë "mashtrimi intelektual" në këtë histori. Nga njëra anë (nga aspekti informal i problemit) ka llomotitje (bla-bla-bla) të kota për Kosovën, nga ana tjetër (kur vjen puna te thelbi i problemit) konstatohet tërësisht e kundërta, ka bllokim të procesit të njohjeve të reja të Kosovës, ndërkohë që shteti kosovar s'ka qenë kurrë më i destabizuar se sot.

Nuk është rastësi, është dora e "padukshme" e shtetit amë që po i tollovit punët. Që kur Rama emëroi keshilltar për Kosovën një figurë si Shkëlzen Maliqi, u nënkuptua kjo linjë përçarje. Gjithashtu, që kur Rama anoncoi vizitën në Serbi, shteti në Kosovë ka marrë dyshezën, dhe sot Kosova është në prag të kolapsit, si kusht që Rama të realizonte një vizitë sa më të butë në Beograd.

Me fjalë të tjera (nën një zhargon vulgar), çfarë Rama llomotiti në Beograd për Kosovën, është de facto të lash m... me sh...

PS: Nuk u morr vesh pse shkoi në Serbi, asgjë nuk u zbardh, vizita ishte kot (pa protokoll). Për të thënë se Kosova është e pavarur, për kaq shkoi? Sikur serbët s'e dinë qëndrimin shqiptar!!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar