Skip to content

Rama frikacak, s'ja mbajti të kapë demin nga brirët, u mjaftua me bishtin

23. 11. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Deshtak

Protesta e djeshme masive në Tiranë ishte indikatori më korrekt i kësaj kontradikte. Mesazhi ishte i qartë: Shqipëria sot s'ka kryeministër.
Të ashtuquajturat reforma e punë që ka ndërmarrë Rama nuk janë për pozicionin e kryeministrit, jane çështje të pushtetit lokal ose niveleve e hallkave inferiore, por aspak detyrë e një kryetari qeverie.

I ashtuquajturi "lirim territori" nuk është punë e kryeministrit, është absolutisht çështje e pushtetit lokal, policisë ndërtimore, maksimumi e policise lokale, kaq. Edhe kjo marrëzia tjetër e ndëshkimit të konsumatorëve që s'paguajnë drita, s'është punë e Ramës, është detyrë e policisë elektrike dhe hallkave e niveleve përkatëse brenda një hierarkie të ngjashme.

Punët me të cilat duhet (D U H E T) të merret Rama, si çdo kryeministër i përgjegjshëm në botën moderne janë: (1) vendosja e rendit; (2) ndërtimi i infrastrukturës rrugore për të gjithë territorin.
Këto janë dy "brirët e demit" shqiptar që Rama s'pati kryqe (kurajo) ti kap dot, por u ngushëllua me "bishtin", me punët e bashkive, komunave, policisë elektrike, policisë ndërtimore..., dhe tani spekullon, kërkon të marrë merita për idiotësira.

Shqipëria nuk është vend i vogël, duket e tillë sepse mbi 80% e territorit nuk është e disponueshme për shkak të mungesës së rendit, dhe mungesës së rrugëve urbane e rurale. Pikërisht këto kërkojnë investitorët (e turistët) e huaj nga qeveria shqiptare, rend e qetësi në të gjithë territorin, që të lëvizin pa frikë në çdo cep (mal, fushë, kodër, breg...), pa tmerrin se do vriten e grabiten si sot. Kërkojnë sistem rrugësh të asfaltuara të kohës në çdo skaj të vendit, të udhëtueshme me makina, sepse jetojmë në epokën e mjeteve motorrike. Kaq do bota nga qeveria shqiptare, të tjerat pastaj ata i bëjnë vetë, por Rama rezultoi totalisht dështak, pa shpirt e pa nerv të merret me gjëra të mëdha, u morr me cic-mice...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar