Skip to content

Uroj 2015 të bashkoj Kosovën e Shqipërinë - Dy palët do shpëtonin nga mizerja

30. 12. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Bashkim

Është e vetmja zgjidhje që do zhvilloj e begatoj shqiptarët, çdo projekt tjetër është iluzion hë-për-hë, qoftë dhe ai BE-së. Ankthi për në BE jo vetëm që po kultivon permbushje fiktive (të rreme) kushtesh, por po korrupton dhe komisionerët europianë që gjoja kujdesen për anëtarësimin. Plus, dështimi i Greqisë në BE, dhe largimi i saj së shpejti, do ngrenë pikpyetje për tërë kulturën ballkanike për në Union.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do krijonte një treg më të gjerë shqiptar, do sillte më shumë të ardhura në arkën publike (më shumë investime publike), më shumë blerje në treg, më shumë para private e investime private, më shumë mirëqenie, më shumë seriozitet në qeverisje, më shumë stabilitet, më shumë optimizëm për të ardhmen.

Të ndara këto dy vende thjesht po vegjetojnë dhimbshëm, buxhetet e tyre të vogla s'mund të sjellin zhvillim. Një pamundësi e tillë financiare prodhon depresion popullor, nxit korrupsionin, krizat politike e brishtësinë qeverisëse, faktorë këto që ushqejnë nacionalizmat, sidomos atë serb për të aneksuar Kosovën.

Një Kosovë e Shqipëri e bashkuar do diskurajonte linjën ekstreme të nacionalizmit serb, dhe anasjelltar do forconte (çlironte) faktorët progresiv në dy vendet. Serbia e Shqipëria do bashkëpunonin si partnere të barabarta (edhe në madhësi), pa presionin e sotëm.
Serbisë i intereson bregdeti shqiptar, dhe anasjelltas Shqipërisë i intereson konsumatori serb, por kështu siç gjërat janë sot, as mish as peshk, asnjëra palë s'mund të benefitet. Veç historisë së djeshme ato i ndan dhe kompleksi i sotëm i dyshimit.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do kursente finaciarisht edhe botën, e cila s'do mbante më dy palë ambasada, apo ushtri të huaj në Kosovë, apo projekte të kushtueshme ndërkombëtare etc.

PS: Kur kosovarët dhe NATO luftonin kundër Millosheviçit, Edi Rama bënte plazh nudo në Francë. Ky element nënkupton predispozicionin e vakët të Tiranës zyrtare për bashkimin në fjalë. Gjithsesi uroj që 2015 të sjell këtë bashkim dhe fundin e mizerabilitetit tonë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar