Skip to content

Sinjal i ''keq'', NATO i kërkon Gjermanisë të rrisë buxhetin e luftës

18. 01. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Nazi

S'kishte ndodhur që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Veç copëtimit territorial, Gjermania u ndëshkua dhe me zvoglimin e buxhetit ushtarak. Gjermanet kishin nisur dy luftra botërore, kishin masakruar njerëzimin, dhe frika se ata mund të startonin një luftë të tretë, shtrëngoi Perëndimin të vendoste për një arsenal të limituar ushtarak të Gjermanisë, dhe me mbrojten e saj këto 70 vjet është marrë de facto Amerika.

Gjithsesi një strategji e tillë ndihmoi Gjermaninë të shkëlqente ne sektorin civil, në ekonomi e industri. Mungesa e barrës së shpenzimeve ushtrarake e lehtësoi shumë buxhetin publik gjerman, dhe ato para u investuan në ekonomi. Ky ishte një faktor deciziv që e bëri Gjermaninë të shkëputej ekonomikisht nga pjesa tjetër e Europës, vendet e së cilës (sidomos Anglia e Franca) shpenzojnë shuma marramendëse në sektorin ushtarak.

Me ç'duket kësaj rutine po i vjen fundi tani, bota sot është bërë e rrezikshme nga kërcënimi terrorist që vjen nga Lindja, dhe në këto rrethana Perëndimi synon të hedh në lojë "kartën e fundit", "asin" gjerman, "ustallarët" e luftës.

Gjithsesi gjerat s'duken aq rozë. Gjatë Lufës së Dytë Botërore, për shkak të persekutimit të hebrejve, Gjermania krijoi një aleancë të natyrshme me botën myslimane e arabe, aleancë të cilën është përpjekur ta mbaj. Bie fjala, 5 milion hebrejtë gjermanë që u zhdukën në kampet naziste, u zëvëndësuan me 5 milion rezidentë myslimanë, shumica turq e arab...

Pyetja është, sa serioze do jetë Gjermania në konfliktin me terrorizimin islamik?

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar