Skip to content

Kosova mes flamurit shqiptar të protestuesve dhe flamurit kosovar të Qeverisë

29. 01. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Kosove-protest

Ndoshta ky ishte imazhi më domethënës i protestave të këtyre ditëve në Kosovë. Duket se në Kosovë luhet e njëjta deja-vu non-stop, e cila përsëritet e ri-përsëritet prej 100 vjetësh tashmë, e njëjta betejë vizuale mes flamujve shqiptar në duart e protestueve vs. flamujve jo të tillë të qeverive.

Ndërsa protestat e këtyre ditëve duken disi të ekzagjeruara, gjithsesi të vjen mirë që presioni i shqiptarizmës vijon të shpaloset fort në Kosovë, dhe natyrisht kjo duhet përshëndetur.

Ne jemi një komb i ndarë padrejtësisht, dhe një djall e di pse akoma na mbajnë kështu (madje tani me dy/tre flamuj). Kosova po vuan e do vijoj vuaj për të njëjtën arësye që vuan e do vijoj të vuaj Shqipëria. Ne jemi një popull i vogël që do e kishim të vështirë të mbijetonim të bashkuar, jo më të ndarë siç jemi. Mëkati ynë i vetëm është se kemi nevojë (duhet) të bashkohemi si kusht për të ekzistuar.

Brishtësia e Kosovës s'do ndaloj deri sa të përmbushet bashkimi. Shikoni këtë element domethënës: sot qeveria kosovare përbëhet nga dy partitë kryesore të vendit, dhe përsëri ato s'janë në gjendje të prodhojnë stabilitet. Pse? Pse-ja bën muuu!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar