Skip to content

Rama nuk di të krijoj vende të reja pune

26. 02. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Pa pune

Ndërsa ka entuziazëm të ndërhyj në aspekte të ndryshme të panoramës së ndërlikuar shqiptare, është evidente tashmë se Rama ka vështirësi (ose nuk di) të krijoj vende të reja pune për qytetarët shqiptarë, apo të thithë investime e të nxisë krijimin dhe rritjen e bizeneseve si kusht për të nxitur punësimin.

Nuk është e qartë pse investitorët e huaj nuk joshen nga ky kryeministër, pavarësisht se (duhet pranuar) ai bashkëpunon me institucionet monetare ndërkombëtare (FMN e Banka Botërore), ndryshe nga Berisha që ishte i ngurtë me to, por gjithsesi dinte të joshte investitorët.

Ndoshta koncentrimi i thellë i pushtetit në duart e Ramës, eleminimi pothuajse i plotë i pavarësisë së pushtetit lokal, dhe reduktimi i kompetencave të bashkive për tu marrë direkt me investitorët, kanë frikësuar botën e biznesit jashtë e brenda, të cilët e shikojnë jo produktive (burokratike) "faljen" tek kryeministri për të hapur një biznes apo bërë një investim.

Gjithsesi, sidoqoftë e vërteta, është fakt kokëfortë tashmë pa-aftësia e Ramës për të hapur vende të reja pune, dhe kjo do jetë pika më e nxehtë e zgjedhjeve lokale të qershorit, rezultat zgjedhjesh që mund të determinoj të ardhmen e tij si kryeministër. Rama ka ngushtuar ekstremisht pavarësinë e pushtetit lokal, aspekt ky që ka sjellë tkurrjen e ekonomisë, jo dyshime për këtë, dhe kjo duhet të determinojë fushatën e zgjedhjeve lokale të këtij viti.

PS: Ndërsa ndëshkon penalisht shpërdoruesit e vegjël të energjisë elektrike, ai harron se njerëzit e pa punë s'paguajnë dot detyrimet, dhe ky s'është faji i tyre, por i kryeministrit që s'krijon dot vende pune.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar