Skip to content

Qesharake të arrestosh për Metën (simbolin e korrupsionit) që evitoi drejtësinë

21. 03. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Gjyqtari drejtesi

Më 21 janar 2011 vranë 4 njerëz për Ilir Metën, tani po arrestojnë deri deputetë për të! E për kë, për Ilir Metën, që është simboli i pa-ndëshkuar i korrupsionit në Europën Lindore, shkaku i vetëm (i vetëm - e theksoj) që fondet e investimet e huaja nuk arrijnë Shqipërinë!

E pastaj nëse Tom Doshi gënjeu, pse u dashka arrestuar për "kallzim të rremë"!!! Kë ka arrestuar Prokuroria për kallzim të rremë deri me sot? Asnjë! Prokuroria dërgoi Metën në gjendje të lirë në gjykatë për korrupsion, e pse do arrestoj Tomën për "kallzim të rremë"?! Ku është pasoja nga kallzimi i Doshit? Pse na u përgojua Ilir Meta? Seriozisht??!! Po Ilir Metës i është bërë lëkura shollë, s'ka as personalitet, as dinjitet, as burrëri, as ndershmëri, as humanizëm, është thjesht një kriminel që i fshihet drejtësisë.

Ilir Meta u kap me presh në duar duke bërë korrupsion. Akuza ju provua shkencërisht nga FBI amerikane (zyra më kompetente e profesionale anti-krim në botë). Prokuroria e Përgjithshme kërkoi dy vjet burg për Metën në gjykatë, kurse ai, si kriminel i lindur që është, evitoi drejtësinë, korruptoi gjyqësorin (korruptoi për të mbuluar korrupsionin # 1 - e paparë), dhe "gjykata" i dha "pafajësi" për një krim që gjithë bota e pa në TV.

A krahasohet KORRUPSIONI i Metës me "kallzimin e rremë" të Doshit? Korrupsioni është kanceri, gangrena, plaga më e rëndë e shoqërive si e jona, fenomeni që vijon ta mbaj vendin në mizerje. Ilir Meta po mban vendin peng, po përze investitorët e huaj me prezencën e tij në krye të legjislativit shqiptar, e këta tani duan të dënojnë për të!

Emërimi i Ilir Metës në krye të Parlamentit shqiptar (emërimi më i ndyrë institucional në historinë e Europës - një kriminel që evitoi drejtësinë duke shfrytëzuar pushtetin, tani të drejtoj pushtetin legjislativ) e nenkuptoi Parlamentin shqiptar si një shpellë banditësh.

PS: Kur Ilir Meta të dënohet me burg për korrupsionin e famshëm 700 mijë eurosh, vetëm atëhere bota do heqë bllokadën financiare ndaj Shqipërisë. Dënimi i Doshit për Metën tani vetem do tremb më shume botën e biznesit, sepse nënkupton forcën e Metës (korrupsionit) në Shqipëri.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar