Skip to content

Koalicionet me LSI-në prodhuan skandale, korrupsion, destabilitet, varfëri

29. 03. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
LSI

LSI instaloi në Shqipëri kulturën e bashkëjetesës me qeveritarë të korruptuar e të inkriminuar, dhe pafuqinë e ligjit për ti ndëshkuar ata. Këto vite, që nga 2009, ndriçuan faktin se LSI është druri i shtrember i politikës shqiptare. Partia që përfaqëson shtresën shoqërore që priret nga shkelja e ligjit, LSI rrënoi qeverisjen e PD-s në mandatin e dytë, dhe po kolaps aktualisht qeverisjen e PS-s.

Nëse do hedhim një vështrim prapa, konstatojmë se megjithëse qeveria e parë Berisha (2005) u ngrit mbi një koalicion të brishtë me partinë e Lufter Xhuvelit, qeverisja e PD-s gjatë atyre katër viteve regjistroi suksese, thithje investimesh të huaja, stabilitet të kënaqshëm politik.

Pas hyrjes së LSI-se në koalicionin qeverisës të PD-s (2009), shqiptarët do shikonin skandale të padëgjuara, korrupsion në shifra astronomike (LSI instaloi në administritatën publike kulturën e përfitimit korruptiv në vlera të mëdha); skandale të turpshme diplomatike (letra e fshehtë e Metës kundër ambasadorit amerikan, apo deklarata e Haxhinastos në Bruksel se "kush duron pordhët e BE-s"); protesta me gjakderdhje kundër Ilir Metës më 21 janar (e para gjakderdhje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" qe nga mbarimi i Luftës II Botërore); gjyqe pas gjyqesh, përfishrje deri të FBI-së në hetim, fallsifikim të ekspertizës së saj, "pafajësia" e pa-ligjshme e Ilir Metës..., etj pa fund.

Falë LSI-së, qeverisja e dytë e PD-s pothuajse dështoi. Bota bllokoi investimet, qeveria u izolua pas vrasjeve të 21 janarit, kriza u thellua pas zgjedhjeve lokale të majit 2011. Vendi përjetoi destabilitet, dhe përfundimisht PD humbi thellë më 23 qershor.

E njëjta situatë po përsëritet edhe tani në koalicionin qeverisës PS-LSI. Pa kaluar akoma një vit e gjysëm qeverisje, LSI iu kthye skandaleve, dhe është evidente tashmë se qeveria Rama dhe vendi ndodhen në krizë të thellë politike, në prag të destabilitetit, falë LSI-së e Ilir Metës.

Koalicionet qeverisëse me LSI-në rezultuan gabim, gafa të rënda politike, strategji dritëshkurtëra me kosto të lartë për vendin.
Dy partitë e mëdha PD - PS duhet të marrin fatet e vendit në dorë, sa akoma LSI s'e ka hedhur Shqipërinë në vrimën e zezë të asgjësimit. Një koalicion i tillë qeverisës mes dy partive të mëdha në Kosovë po tërheq aktualisht vëmendjen e institucioneve perëndimore dhe investitorëve të huaj...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar