Skip to content

E majta fitore tip Tsipras, shqiptarët votojnë për ndihmë sociale

24. 06. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
p_pytje.jpg

Rezultat marramendës ky i zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, ngjan si dy pika uji me fitoren masive revolucionare të majtistit Tsipras në Greqi. Interesant është fakti si shqiptarët nuk kane kuptuar faktin se ajo që ndodhi në Greqi ishte gabim, impresion i gabuar i grekëve, sepse sot bota nuk jep më para për ndihma sociale, por vetëm për punë e investime konkrete.

Qeveria e majtë shqiptare në dy vjet në pushtet nuk mundi të siguroj asnjë fond të huaj për investime të rëndësishme kombëtare, duke nënkuptuar qartasi paaftësi. Po tani ku do gjej fonde edhe për pushtetin lokal, ndërkohë që punët lokale janë të përditshme dhe jetike për qytetarët.

Kryetari i sapo-zgjedhur i Bashkisë në Tiranë sa ishte Ministër i Mirëqenies Sociale i bëri paratë e dikasterit rrush-e-kumbulla në ndihma sociale për grupimet inferiore të shoqërisë (romët etj), edhe tani atë do bëj me paratë publike të bashkisë së Tiranës, do i shpërndaj për ndihma sociale, jo për punë e investime, sepse asnjë të tillë s'bëri as këto dy vjet ministër.

Fitorja masive e së majtës në Shqipëri, në këtë fazë kritike në Europë, vetëm do tremb Perëndimin, i cili është thellësisht i shqetësuar se mos stili grek i qeverisjes shtrihet edhe në vende të tjera. Duket se nëse ka shpresuar të "verë vetulla", e majta shqiptare ka "nxjerrur sytë" me fitoren tip Tsipras, - premtime lume me trajstën bosh, - sepse bota veshtirë se do jap ndonjë qindarkë për qeveritë majtiste të Ballkanit...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar