Skip to content

Rënia e Greqisë! - Turizmi jo më industri fitimprurëse?

02. 07. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
kub.jpg

Jo vetëm Greqia, por edhe Spanja, Portugalia e ndoshta Italia, pra vendet e dizenjuara për turizëm bregdetar e qejf, po bien një nga një si gjethe fiku. Kjo nënkupton se turizmi veror (një sezonal) është një opsion i mbaruar sot në botën e integruar e ekonominë globale. Ashtu si çdo gjë tjetër që po koncentrohet, edhe turizmi bregdetar po shkon në vendet me katër sezone vere (vendet rreth Ekuadorit).

Plus, rënia ekonomike dhe e të ardhurave në vendet e zhvilluara, ka zvogëluar thellësisht numrin e turistëve perëndimor. Në këto kohë të veshtira e me destabilitet ndërkombëtarë njerëzit rezervohen të shpenzojnë për qejf...

Nën këtë këndvështrim është e paqartë edhe e ardhmja e Shqipërisë. Në këto vite post-diktaturë i është mëshuar fokusimit tek industria turistike, dhe duket se vendi këtë drejtim ka marrë, por rënia e Greqisë përcjell tjetër mesazh. Greqia ishte një vend super-i-specializuar në turizëm, më shumë se çdo vend tjetër në Mesdhe, i dizenjuar totalisht për qejf e hare, por u kolapas.

Çfarë industrie do implementoj tani Greqia pas vdekjes së turizmit? Kjo është një pyetje edhe për Shqipërinë e varur ekonomikisht nga Greqia. Sot edhe vendet me industri nafte po kolapsen. Rënia e çmimit botërorë të naftës në 50-60 dollarë fuçia po shkatërron deri dhe Rusinë, Iranin, Venezuelen e tjerë vende tradicionalisht prodhuese nafte.

Mbase Shqipëria tani bën mirë t'i ri-kthehet zanatit të të parëve, blegtorisë. Në kohët e vjetra ne etiketoheshim në Europë si vend i barinjëve. Ri-ngritja e kësaj industrie, në përputhjse me standartet e kohës, nga barinjtë në terren tek fabrikat e përpunimit të mishit, qumështit, leshit etc., do krijonte një ekonomi eksportuese të pavarur kombëtare që do punësonte shqiptarët. Sa do krizë të përjetoj bota, mishin, qumështin e nën-produktet e tyre gjithmonë do i blej...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar