Skip to content

Shqiperia merr $0 në Samitin e Vjenës, Rama sulmon BE-në për Metën

31. 08. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
p_pytje.jpg

Që nga skandali korruptiv i Metës më 2011 dhe dështimi i drejtësisë për ta ndëshkuar atë, që atëhere bota ka bllokuar kreditimin e ekonomisë shqiptare, sidomos në sistemin e autostradave e korridoreve. Një muaj më parë udhëtova në Rrugën e Kombit, dhe është për të ardhur keq si punimet aty kanë ngrirë, madje udhëtimi në atë rrugë është i rrezikshëm sepse shumica e urave janë gjysëm të ndërtuara.

Dy vjetët e fundit të qeverisë Berisha (pas skandalit korruptiv të Metës) ishin një humbje e madhe kohe. Bllokimi i kreditimit nga BE solli shkërmoqjen e shpejtë të saj, gje që u pa në humbjen e thellë të 23 qershorit 2013.
Por e njëjta panoramë e zymtë po përsëritet edhe keto dy vjet post-23 qershor, bllokim kreditimi në autostradat e korridoret e vendit. Është evidente se bota synon "kokën" e Metës si kusht për të rinisuar punimet...

Rama gaboi kur emëroi njeriun e LSI-së në krye të Ministrisë së Transporit, sektorit më deçiziv të ekonomisë shqiptare. Nën panikun se LSI mund ta përmbysë, Rama i hyri "detit në këmbë" kur vendosi të pastroj emrin e Metës në arenën ndërkombëtare. Mes zhvillimit të vendit dhe karriges së tij, Rama zgjodhi këtë të fundit, me ç'duket...

Ndryshe nga Shqipëria e rrudhur, une pashë se në Kosovë punohej gjerësit në rrugë e autostrada. Eshtë evidente që kreditorët e huaj janë mëse të impresionuar nga progresi i saj, lufta kundër korrupsionit (Kosova ka arrestuar figura të njohura publike, Shqipëria asnjë), dhe sidomos nga aleanca qeverisëse mes dy partive kryesore LDK-PDK. Një koalicion i tillë qeverisës PS-PD do shpëtonte edhe Shqipërinë...

Nën frikën se edhe dy vjetët e mbetur të qeverisjes do shkojnë kështu, me zero investime në rrugë, Rama ju përgjërua keq BE-së në Samitin e Vjenës, kur i puthi dorën Serbisë për të impresionuar kush e di se kë, por jo Perëndimin, thjesht e vetëm të përfitonte ndonjë "kockë". Por Perëndimi dha $0, sepse u pështiros ndoshta nga përulja e turpshme e Shqipërisë ndaj sllavëve, ashtu siç vijon të pështiroset edhe nga mbrotja fanatike e Rames ndaj të korruptuarit Meta...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar