Skip to content

''Dosjet'' fusin Shqiperinë në NATO

28. 02. 2009 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim

I ashtuquajturi ligj i dosjeve, me ç'duket, përshpejtoi futjen e Shqiperisë në NATO. Perëndimi mund të jetë trembur nga tendenca e regjimit të Tiranës për ta izoluar Shqiperinë, apo më saktë për të devijuar kursin perëndimor të ketij vendi drejt ish - Traktatit të Varshavës.
Kryeneçësia dhe insistimi për "dosjet", ndoshta mund të kenë pasur tjetër synim, zemërimin e perëndimit, dhe bllokadën e tij në aspektin institucional, gjë që do të sillte pezullim procesi të anetaresimit në NATO e në BE.

Ligji i dosjeve dhe insistimi për ta miratuar atë, krijoi në fakt më shumë armiqësi me perëndimin se sa konflikt brenda shoqerisë shqiptare. Kjo tregon se ai ligj mund të jetë bërë pikërisht për të provokuar këtë armiqësi (sepse nuk shpjegohet ndryshe ky acarim në prag të futjes në Nato - gjërat mund të jenë kalkuluar për të vonuar procesin), dhe pastaj të përsëritej i njëjti skenar izolimi, që do të ishte në interes të regjimit aktual politik të Tiranës.

Me fjalë të tjera, mund të jetë menduar se perëndimi i zemëruar do të vendoste kushte (sanksione) politike (si zakonisht) ndaj Tiranës zyrtare për anëtaresimet në NATO e BE, izolim që në fakt do ta shndëronte Shqiperinë në një parajsë të biznesit e pasurimit të dyshimtë. Pra izolimi u provokua këtë rradhe, sepse i interesonte lidershipit aktual shqiptarë, por perendimi nuk e hëngri karamelen me arome siberie.

Ndodhi e kundërta. U përshpejtua procesi i anëtarësimit të Shqiperisë në NATO, pra dislokimi ushtarak perëndimor në këtë vend me aventurierë politik, gje që i jep fund në këtë menyrë, mëdyshjes lindore të tij, duke çlcvleftësuar kështu, edhe kastën politike të tipit "as mish as peshk" të Tiranës.

Të humbur, të dështuar, të diskretituar, ata ulën kokat dhe ngritën duart. Pikërisht në ditën e njohjes nga NATO, (bie fjala) edhe Fazlliçi u shtrëngua te shkoj në prokurori.

Urojmë që kjo ditë të sjell edhe mbarimin e tranzicionit politik shqiptarë...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar