Skip to content

Kujdes! Opozita e Berishës, e krishterë!

07. 05. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Kjo fushatë elektorale po shembëllen disi, tashmë, me një betejë fetare. Dhe ndoshta është një problem që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, pasi në fund fare, para se të hidhet vota, çdo gjë peshohet e vlerësohet nga votuesi.

Psh, tek Partia Socialiste, ku kryetari i saj, zoti Rama, është një i krishterë, se fundi po evidentohet si numri dy i partisë, Ben Blushi, një tjetër i krishterë, me vizion disi radikalo-fondamentalist kristian. Përse një figurë e tillë e debatueshme si Ben Blushi, që dihet se ç'këndvështrime jo civile (mesjetare) ka për fenë dhe për shoqerinë shqiptare, të pozicionohet si krahu i djathtë i kryetarit socialist?! Nuk tingëllon shume normale, që në një shoqëri me shumicë myslimane, dy të krishterë të udheheqin partinë kryesore të opozitës. Të krijohet përshtypja se Berisha po luftohet nga nje aleancë kristiane, dhe jo nga këndvështrime politike, siç në fakt supozohet të ndodhë gjatë një fushate elektorale.

Gjithashtu, së fundi një tjetër figurë e krishterë u vendos në krye të grupimit politik "Poli i Lirisë", zoti Aleksandër Meksi. Padyshim zoti Meksi është një personalitet i rëndësishem politik për këtë organizim, dhe ndoshta e meriton pozicionin e liderit aty, por kur i shikon gjërat në një aspekt më të gjerë, rezulton se përveç Ramës dhe Blushit tek PS, një tjetër i krishterë drejton një grup opozitar ndaj Berishës.

Një tjetër parti e rëndësishme opozitare ndaj Berishës është edhe ajo e Spartak Ngjelës, me lider të krishterë, gjithashtu.

Nga ana tjetër, nëse do të shikojmë aleancën e Berishës rezulton se ajo është më mirë e balancuar në aspektin fetar. Tek PD figurë e dytë është Jozefina Topalli, një e krishterë, ndërsa aleatë të kësaj partie janë partia e minoritetit grek, partia e Nikoll Lesit etj.

Pavarësisht së shoqëria shqiptare duket indiferente ndaj fesë në përgjithësi, nuk duhet harruar se problemi fetar ka gjithmonë influencë. Feja shndërohet në një ideologji të fuqishme gjatë fushatës elektorale. Në këtë aspekt, figura të tilla si Ben Blushi apo ndonjë tjetër mund të determinojnë edhe fatet elektorale të partive përkatëse.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar