Skip to content

Pse? Sepse bota s'ka sot një Churchill, Harry Truman, e De Gaulle, ja pse!

14. 11. 2015 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Sepse kanë standartizuar çdo gjë në administratën shtetërore, nga roja i derës te kryetari i shtetit, thjesht që të përjashtojnë të aftët (trurin), për të vënë kukulla (të "pashëm") me nivel mesatar e mediokër mendimi, ja pse. Natyrisht sot nuk është momenti i gjykimit, sepse Parisi u sulmua dje, por nëse në janar tek "Charlie Hebdo" ishte vetëm maskarrallëku i terroristëve, sot veç kësaj është edhe paaftësia e shtetit.



Një luftë primitive që prej 20 vitesh po terrorizon njerëzimin, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, sepse atje lart në karriket e shtetit s'ka më si këta burra. Ja pse!

Sepse ata burra udhëhiqeshin vetëm nga mendimi racional, morali njerëzorë e shpirti atdhetar, jo nga përfitimi, ja pse!

Sepse truri sot është hedhur në rrugë, dhe të paaftet kanë pushtuar karriket e shtetit (shteteve), ja pse, dhe s'dinë ç'të bëjnë, s'kanë aftësinë minimale të ndalojnë një luftë pa sens, nje luftë që s'është as luftë. Ja pse!

... dhe tani të gjithë presin në ankth, kur (kush) do jetë objektivi tjetër me trupa njerëzorë të pafajshëm...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar