Skip to content

A po fillon Gjermania edhe Luftën e III Botërore

18. 11. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
luftaIII.jpg

Dikur thuhej se nëse do ketë një luftë të tretë botërore, do e filloj Gjermania, meqenëse ky vend kishte shkaktuar dy luftrat e mëparshme botërore. Aq e besueshme ishte kjo linjë, saqë pas Luftës së II Botërore, Gjermania u persekutua (vendi u nda në dy pjesë, nuk ju lejua krijimi i ushtrisë, as i industrisë së armëtimit), thjesht e vetëm që të evitohej Lufta e III Botërore. Dhe fakt është se pas "tredhjes" së Gjermanisë bota ka jetuar në paqe që nga 1945.

Por me ç'duket s'qenka e thënë, Gjermania po starton përsëri një tjetër luftë botërore, tashme jo me ushtri e me armë të rënda, por thjesht me "mosveprim", duke destabilizuar një Europë të tërë me "thashethmnajën" e saj të çmendur të "mikpritjes" së një milionë refugjatëve sirianë.

Vetëm në historitë biblike flitej për dyndje të tilla pa fund si këto të refugjatëve sirianë. Çdo gjë është kthyer sëprapthi në Europë (falë Gjermanisë). Qindramijra njerëz pa asnjë lloj dokumentacioni e "vize" hyjnë e marrin rrugët duke kapërcyer kufij e shtete, si në një botë rrumpallë. Askush s'i ndalon, duke ç'vleftësuar kështu çdo nocion të qyteterimit modern. Brezi ynë ishte mësuar të mirrte viza e të kalonte dogana kur hynte në një vend tjetër, por tani këtë gjë e bënë arabët "lesh arabi".

Nëse me të vërtetë një milionë refugjatë do depërtojnë, siç po depertojnë çdo ditë de facto, atëhere edhe budallai më i marrë e kupton se të paktën një përqind e tyre (10 mijë njerëz) do futen nga ISIS, dhe ata janë të mjaftueshëm të shkaterrojnë qytetërimin europian (5 vetë në Francë bënë hatane, po 10 mijë???).

Me ç'kuptohet, është përsëri Gjermania qe po fillon Luftën e III Botërore, dhe natyrisht, si në dy luftrat e mëparshme, linja ortodokse e Lindjes (sllavët e Ballkanit dhe Greqia) po ndihmojnë këtë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar