Skip to content

Protesta tregoi se Qeveria në minorancë - Rama të falenderoj Bashën qe e fali

09. 12. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
2015, 8 dhjetor

Rama nuk e fali më 21 janar, përkundrazi, ndryshe nga Basha sot që qëndroi në krye të turmës deri në fund, Rama atëhere e braktisi turmën, dhe i lëshoi njerëzit në aksion të pamëshirshëm kundër Kryeministrisë. Nëse Rama do kishte qëndruar në krye të protestuesve të 21 janarit, asnjë s'do ishte vrarë, as dëme s'do kishte patur.

Rama duhet të falenderoj sot Bashën që arriti me sukses të menaxhoj një super-turmë me njerëz të uritur e të dëshpëruar nga keq-qeverisja e tij, të cilët mund të sheshonin kryeministrinë nëse do keq-përdoreshin.

Nga ana tjetër, protesta ishte mëse e suksesshme, sepse edhe një "dëm" që bëri, ishte brenda kontekstit të 8 dhjetorit, ndërkohë që s'dhunoi asnjë individ apo polic (teknikisht s'duhet të etiketohet e dhunshme). Bunkeri që u dogj ishte fiks në linjën e 8 dhjetorit 1990, një simbolikë mëse kuptimplotë dhe domethënëse. Edhe skenaristë të Hollywoodit të kishin qenë, s'do bënin një "The End" më të bukur në përvjetorin e 25-të të 8 dhjetorit. Për këtë duhet "falenderuar" edhe Rama që ndërtoi atë bunker, shkatërrimi i të cilit sot na dhuroi kënaqësinë e munguar më 8 dhjetor 1990.

Në vijim të kësaj linje, është mëse groteske gjoba ndaj PD-së për bunkerin, sepse de facto qeveria duhet t'u kthej para taksapaguesve të djathtë shqiptarë, taksat e të cilëve ka përdorur në ndërtimin e atij bunkeri. Qeveria u detyrohet financiarisht protestuesve, jo ata qeverisë.

Çfarë duhet të shqetësoj qeverinë tani, pas super-protestës së 8 dhjetorit, është fakti se ajo ka kaluar në minorancë, dhe kjo situatë është e rrezikshme për vendin. Sa merret me e lagu s'e lagu, apo interpretimet bajate të gazetarëve (kronistëve) të oborrit qeveritar, më mirë ti thërras mendjes sa s'është vonë, sepse dimri po troket, dimër që do dyfishoj turmën e të uriturve (te pakënaqurve), ndërsa arkën e shtetit e ka bosh.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar