Skip to content

Greqia përdor ''Bail Out''-in gjerman të helenizoj jugun e Shqipërisë!

10. 12. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
kali_grek.jpg

E pabesueshme por e vërtetë, vendi me 350 miliardë euro borxh, i cili sapo u "bail out" (mori qindra miliardë euro) nga Gjermania për të mbijetuar, ka rifilluar përsëri platformën e çmendur të helenizmit të jugut të Shqipërisë, duke shpërndarë pensione absurde për qytetarët shqiptar që deklarojnë se janë grek, ose pranojnë të konvertohen në të tillë.

Ndërsa europianët i vënë kushte drastike Athinës të shkurtoj buxhetin e saj shtetëror, nuk prononcohen pse ky vend nuk eleminon zërin buxhetor për projektin idiot (200 vjeçar) të helenizimit të jugut të Shqipërisë.

Greqia, ky vend provokator, shantazues, ekspansionist, ngatërestar, manipulator, mistrec, dhe së fundi edhe i paaftë të vetë-menaxhohet (i vetmi që ka hyrë në librat e universiteteve botërore si shembulli i shtetit të dështuar), një komunitet pertacësh që do të përfitoj pa punë (siç u etiketua nga kreditorët), pra ky vend zyrtarisht i falimentuar, edhe në "koma e me sorum" tani, as i vdekur as i gjallë, maskarrallëqe synon për fqinjin e lashtë verior.

Është e padrejte si Europa vijon të sakrifikoj Shqipërinë për Greqinë, thjesht pse Greqia shantazhon se do sjell Rusinë në Mesdhe.

Kjo histori, sa e vjetër aq dhe bajate tani, zë fill nga koha kur Rusia i dhuroi Greqisë pavarësinë nga Perandoria Osmane (1830). Europa e atëhershme, e tmerruar nga lidhjet e forta ortodokse ruso-greke, që do e shndëronin atë vend mesdhetar në "oborr të pasëm" të Rusisë, e frikësuar u shtrëngua ti japë Greqisë statusin e vendit të "privilegjuar" në rajon, status të cilin grekët e përdorën të aneksonin e masakronin fqinjët, e të përvetësonin historinë e tyre të lashtë.

Janë pikërisht këto lidhje të forta ortodokse ruso-greke që e trembin përsëri Europën sot, ndërsa Greqia vijon të njëjtën linjë shantazhi ndaj saj, dhe Europa vijon "një vesh shurdh e një sy qorr" për shpenzimet absurde greke të "helenizimit" te jugut të Shqipërisë, fonde që tani vijnë direkt nga taksapaguesit gjerman, nga "bail out"-i që supozohej të shpëtonte Greqinë, jo të ushqente shovinizmin e saj.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar