Skip to content

Qosja autor i madh, por pa kulturë perëndimore për demokracinë

11. 12. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
kosova_veze.jpg

Kaq e vështirë është të kuptohet se Amerika nuk e çliroi Kosovën të krijoj të njëjtin standart që Serbia aplikonte me pakicat! Kosova e rilindur supozohej të shëronte Ballkanin, jo të ballkanizonte Kosovën. Kosovarët duhet t'i jenë mirënjohës Amerikës për jetë, ta dëgjojnë verbërisht, sepse edhe sot e kësaj dite Kosova do ishte nën Serbi (ose si Siria tani), nëse SHBA s'do bënte çfarë bëri.

Kerry e tha botërisht, se sovraniteti i Kosovës është i pacënueshëm, dhe SHBA e garanton atë. A mundet Kosova të gjej ndonjë garantues më serioz e më të fuqishëm se SHBA? Natyrisht jo! Atëhere përse nuk shfaq pak klas, por luan të njëjtën lojë të vjetër ballkanike të "maces me miun"?!

Nëse serbët duan të jetojnë të ndarë, është problemi (idiotizmi) i tyre, shqiptarët s'kanë pse bien në kurthin e standartit të tyre të prapambetur. Por gjithsesi, s'do shkoj gjatë, edhe ata do kuptojnë se Kosova është më e lirë se Serbia (dhe çdo vend tjetër në rajon), dhe vetë do heqin dorë nga ky status.

Nga ana tjetër, bën muuu që Albin Kurti është totalisht jashtë kontekstit, më e pakta, ose ka "gëlltitur" ndonjë "lugë me çorbë të prishur" diku. Ai sot hapur tenton të armiqësoj Kosovën me SHBA-në, dhe të hedh kosovarët në konfrontim të brendshëm për pushtetin e tij personal (edhe nga burgu bën fushatë për kryeministër - pervert pak ta quash).

Por nëse kuptohet motivi banal i Kurtit, nuk është e qartë përse një autor i tille i madh i letrave shqipe si Qosja, që nuk motivohet nga ethet për pushtet, mban një qëndrim të tillë të paqartë në këtë kohë deçisive për Kosovën, dhe nuk arrin të shikoj se një "dorë e padukshme" po përpiqet të nxisë përçarjen.

Kaq problematikë qenkan ata 90 mijë serb të Zajdenicës për opozitën, që po sugjeron Kosovën "me krye në hi", të riskoj çdo gjë që ka arritur, edhe perspektivën e saj të rëndësishme? Kjo ngjan me atë, që kur Zoti pyeti shqiptarin çfarë do, ai i tha, prishi punë atij atje, se une s'dua gjë.

Ndërsa Qosja është një autor absolutisht i pakontestueshëm i botës virtuale të letrave, është për të ardhur keq që në botën reale po "mbytet në një pikë ujë", dhe kjo ndoshta se ai i përket shkollës së vjeter sovietike të Lindjes, pa kulturën e nevojshme perëndimore për të kuptuar demokracinë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar