Skip to content

Lufta e VV-së për pushtet nën stil tipik marksist

07. 01. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
vete_v.jpg

Sinqerisht të vjen keq kur shikon lidershipin e VV, me moshë fare të re, të djegë karrierat e tyre politike kaq shpejt e kaq trash. Pse gjithë ky nxitim e tension për të marrë pushtetin me metoda revolucionare, metoda (stil) që jo vetëm nuk do njihej nga bota, por mbi të gjitha do bënte dalje njëherë e mirë figura të rëndësishme politike të kësaj partie.

Demokracia është sistemi i durimit, ku karrierat politike zgjasin. VV mund të vij në pushtet pas dy vjetësh, 4 vjetësh, 10 vjetësh... nëse ndjek rrugën demokratike, siç ndodh rëndom në Europë. Një palë ikin një palë vijnë. Ata janë të rinjë, kanë kohë me shumicë. Në Perëndim njerëzit e marrin pushtetin edhe 60 vjeç, pavarësisht se janë marrë gjithë jetën me politikë. Duhet durim, ky është çelësi i suksesit politik në demokraci.

Rruga dhe dhuna s'të japin pushtet, sidomos sot në një Europë të ndjeshme ndaj destruktivitetit. Kush parti opozitare bën protesta sot në rrugë në Europë? Asnjë. Vetëm organizatat e shoqerisë civile bëjnë. Partitë politike luftojnë në Parlament (jo me shashka, natyrisht), dhe kur vjen koha e zgjedhjeve bëjnë fushata elektorale. Kaq e thjeshtë është kjo gjë.

Shikoni Edi Ramën në Tiranë. Është izoluar, askush s'i ofron bashkëpunim nga jashtë, sepse luajti kartën e forcës më 21 janar 2011. Nëse ai do kishte bërë opozitë paqësore (luftë me fjalë e ide), përsëri do e mirrte pushtetin, siç e morri më 2013, sepse kjo është demokracia, populli priret t'i zëvëndësoj qeveritë, sado të suksesshme të jenë. Por elementi i dhunës që ai futi në CV-në e tij politike e ka djegur tashmë, ndoshta përgjithmonë, në sy të Perëndimit.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar