Skip to content

Një protestë e dëshpëruar e nostalgjikëve të ish-Jugosllavisë

08. 01. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
kosova_veze.jpg

Pavarësisht se e kamuflojnë me retorikë nacionaliste aktivitetin e tyre destruktiv anti-qeveritar, është shumë evidente tani se grupi i njerëzve që suporton VV-ne dhe të ashtuquajturën opozitë kosovare, janë thjesht nostalgjikë të së shkuarës, që psherëtijnë për kohën e Titos, të cilët shpërbërjen e Jugosllavisë e konsiderojnë si më të madhen hata.

Ata janë personifikimi më klasik i thënies së Samuel Johnson, se "patriotizmi është streha e fundit e maskarenjëve". Por ndërsa çirren e jargaviten në emër të gjoja patriotizmit, ata dështojnë keqas të kalojnë testin e vetëm të nacionalizimit shqiptar sot, që mbështetet mbi dy kollona fondamentale: (i) ata janë totalisht kundër UÇK-së dhe rezistenecës heroike shqiptare që më 1999 jusftikoi ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë; dhe (ii) ata kanë dalë fare hapur kundër SHBA-se, vendit që bëri realitet ëndrrën e pamundur 100 vjeçare kosovare.

Kaq mjafton të kuptosh se retorika e tyre nacionaliste është e rreme, lojë fjalësh për budallenjtë dhe trillim për nostalgjikët e kohës së shkuar. Nostalgjia për të kaluarën është sot shqetësimi më i madh i shoqërive në tranzicion. Për Kosovën ky aspekt bëhet edhe më problematik, pasi ajo s'ka qenë më parë shtet më vete, por një territor i pushtuar, pa qeveri e institucione të pavarurua. Mungesa e praktikave dhe e precedentëve shteteror, sjell konfuzion që sot shfrytëzohet nga spekullatorë të tipit Albin Kurti.

Duke qenë një popullsi përgjithësisht e re, e izoluar në këto vite të tranzicionit, kosovarët do kuptojnë se s'janë keq (siç i gënjen VV) kur të liberalizohen vizat, dhe të shikojnë se Europa e gjetkë s'ka ndonjë dallim nga Kosova që sot po ndërtohet me stil perëndimor nga SHBA e vendet aleate. Pikërisht për këtë arësye Albin Kurti nxiton të godasë qeverinë e suksesshme kosovare para përmbushjes së liberalizimit të vizave...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar