Skip to content

Rama, si Obama, vjen nga ''minority group''

09. 05. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Sipas konceptit të sociologjisë perëndimore, shoqëria ndahet në dy grupime të medha: në (1) grupin dominant (dominant group), dhe (2) grupin e pakicës (minority group). Kriteret sociale që determinojnë këtë ndarje janë: raca, feja, kombësia, mosha, gjinija, prirja seksuale etj.

Psh, presidenti aktual amerikan Obama, që i përket racës së zezë në SHBA, etiketohet si përfaqësues i pakicës - "minority group" - në këtë vend. Si rregull i përgjithshëm është, se një pëfaqësues i grupit të pakicës nuk mund të ndajë pushtetin (bashkëqeverisë) me një përfaqësues të një grupi tjetër të pakicës. Dhe pikërisht për këtë arësye, zonja Clinton nuk u emërua zevëndës presidente e SHBA-së, sepse edhe ajo konsiderohet përfaqësuese e grupit të pakicës - femrave - (megjithëse femrat përbëjnë gjysmën e popullsisë ato vazhdojnë të trajtohen si "minority group").

Edhe Edi Rama është përfaqësues i "minority group" në Shqipëri, deri sa ai vjen nga një fe e pakicës në vend. Kjo do të thotë se ai nuk mund të ndajë pushtetin me një përfaqësues tjetër të "minority group", që i përket pakicës fetare, racore, nacionale, gjinore etj., të vendit. Psh, Fatos Nano - gjithashtu përfaqësues i "minority group" (kristian) - gjatë sundimit të tij, gjithmonë zevendës-kryeminister kishte një përfaqësues të grupimit dominant fetar - atij mysliman.

Nese do i referohemi historisë së Shqipërisë, rezulton se të gjithë liderët kryesorë të saj i përkasin grupit dominant fetar në vend - atij mysliman. Ismail Qemali, Esat Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha.
Në vitin 1991 Partia e Punës e zëvëndësoi liderin e saj me një të krishterë - Fatos Nanon -, gje që nënkuptonte faktin se kjo forcë politike hiqte dorë nga dominanca, dhe i hapte rrugën e qeverisjes partisë së re te sapo krijuar - Partisë Demokratike të Sali Barishës - përfaqësues i "dominant group". Dhe në fakt PD u shndërua forca kryesore politike në vend.

Në SHBA, feja dominante është protestantja - mbi 50% e popullsisë -, ndërsa në vend të dytë është feja katolike - mbi 20% e popullsisë. Gjatë gjithë historisë së shtetit amerikan, vetëm një katolik është zgjedhur president i SHBA - John Kennedy -, ndërsa të gjithë të tjerët i përkasin besimit protestant (perfshij dhe Obamën).

Autori

Komente

Babai i Ronald Reagan ishte

12. 05. 2009 nga Anonim, 8 vjet 19 javë para
Koment id: 94

Babai i Ronald Reagan ishte Katolik.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar