Skip to content

Më në fund edhe Rama mëson se Serbia luan mes BE-së e Rusisë

23. 02. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim

Mësoi atë që të gjithë e dinë, por përsëri tha "Eureka", sikur ai e zbuloi, por natyrisht "naiviteti" i Ramës s'ka imunitet, s'është si "më mirë vonë se kurrë". Në këtë histori Rama ka humbur shansin për "amnisti", qëkur vendosi të shkoj me kokën e tij në Beograd, duke injoruar lutjet e të gjallëve e te vrarëve shqiptarë. Tani doli bllof, le ta vuaj vetë.


Çfarë të shqetëson në "strategjinë" e Ramës (nëse mund të quhet më e tillë) është se edhe kur ai i lëpihet Beogradit, edhe kur sulmon Beogradin, e bën për t'i bërë presion BE-së që të përfitoj statusin pa merita, pa punë e arritje.

Fillimisht u turr me entuziazëm drejt Beogradit, me shpresën e marrë se do impresiononte aq shumë BE-në, sa ajo do i thoshte bujrum në Union pa plotësuar kushtet.
Kur më vonë pa se Perëndimi nuk u impresionua aspak nga show bajat i tij në Serbi, por kërkoi plotësimin e kushteve nga Shqipëria si kusht për statusin, atëhere bëri totalisht të kundërtën. Dje në Londër sulmoi BE-në se po mban me hatër Serbinë nga frika e Rusisë.

S'di si ta etiketosh të shkretin, të gjitha etiketimet i ka hallall. Fatkeqësisht, me deklaratat e tij jo-profesionale, alla muhabete facebooku, vetëm dëmton Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Çdo llomotitje e Ramës shumëzohet me vite vonesë, jo dyshime për këtë.

Nga ana tjetër, natyrisht BE është e shqetësuar nga kurvëria e Serbisë me Rusinë, sepse Perëndimi nuk e do Rusinë në oborrin e tij të pasëm. Por kjo s'do të thotë se për këtë po mban peng Shqipërinë e Kosovën, siç fshatçe u shpreh Rama në Londër. Serbia është më lart se Shqipëria e Ramës, të ardhurat për frymë i ka dyfishin e Shqipërisë, kështu edhe treguesit e tjerë ekonomikë.
Plus, s'e kuptoj pse përmend Kosovën (si mish për top) kur "mizën e ka në kësul" për vete? Edhe Kosovës tani do t'i prish punë? Pak po i prish me "kryengritjen në pallat" te Albinit...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar