Skip to content

Kosova bën histori - Vendos President komandantin që luftoi serbët

26. 02. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
thaci.jpg

Zgjedhja e Hashim Thaçit president ndryshon tërësisht "rregullat e lojës". Nga 100 vjet, që nga pavarësia e këtej, ishte bërë "kujdes" që të viheshin presidentë apo kryetarë shteti jo ata që kishin luftuar serbët, përkundrazi, ata mënjanoheshin ose persekutoheshin.

Në dy anët e kufirit gjeje kryetarë shteti nga të gjitha fushat e background, nga partizanë anti-fashistë në kuislingë pro-fashistë etc., por jo luftëtarë të mirfilltë kundër Serbisë, aq më pak komandantë të tillë që do flaknin përgjithmonë zgjedhën një shekullore serbe.

Pavarësisht "zhurmuesve" e "sirenave" të së shkuarës, që u përpoqën fort të zbehin e sabotojnë këtë ndryshim thelbësor të historisë sonë, përfundimisht strategu dhe komandanti i luftës së shqiptarëve kundër Serbisë triumfoi, duke krijuar kështu preçedentin e parë të shumëpritur nga mijra patriotë shqiptarë, të cilëve u ishte bllokuar rruga drejt pushtetit thjesht e vetëm se kishin luftuar serbët.

Kori i kukuvajkave që tentoi egërsisht të ruante status-quo-në, të mbante pushtetin vetëm për grupin e sahanlëpirësve tradicionalë 100 vjeçar, dështoi me turp. Pas 26 shkurtit 2016 historia fitoi dimensionin origjinal shqiptar, dhe ajo do shkruhet ndryshe.

Urime z. Thaçi, një presidenci të mbarë në shërbim të qytetërimit të shqiptarëve.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar