Skip to content

Rusia e Putini nga Donald Trump te Albin Kurti

02. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
007.jpg

Roli i një Presidenti amerikan nuk ka shumë impakt në politikën e brendshme amerikane, se atë të jashtme. Përsa i përket aspektit të brendshëm, shteti amerikan ka ndërtuar një rrjet perfekt institucionesh që nuk lenë hapësirë për abuzim nga presidentët. Ndryshon puna në politikën e jashtme, në këtë aspekt presidenti është mëse i fuqishëm.

Interesant është fakti se strategjia e Trumpit në Amerikë ngjan si dy pika uji me atë të Albin Kurtit në Kosovë, saqe duket se të dy kanë të njejtin strateg (keshilltarë) në prapaskenë - dhe ndoshta kanë. Në qendër të fushatave të tyre ata kanë luftën kundër pakicave e të huajve, një element sensitiv i efektshëm për të manipuluar shpejt turmat. Megjithëse të dy për vete i kanë gratë të huaja (por s'duan këtë për të tjerët, me ç'duket). Trumpi, dy nga tre gratë, i ka sllave, edhe fëmijëve emra sllavë u ka vënë. Albini e ka gruan nga një vend që dikur ishte pjesë e Rusisë.

Trumpi është hapur në favor të Rusisë e Putinit. Albini është hapur kundër Amerikës (dmth indirekt pro' Rusisë e Putinit).

A është Donald Trump njeriu i Putinit që po tenton karrigen më të fuqishme të botës për të ndryshuar ekulibrat historikë botërorë? A është Albin Kurti njeriu i Putinit që po synon karrigen kyçe të Ballkanit në Kosovë për të ndezur konfliktin ballkanik si kusht për ta shtrirë atë në Europë? A po kërkon Putini të marrë me dredhi nga brenda (me "kalin e drunjtë") atë që Rusia s'mundi ta marrë me forcë nga jashtë? Edhe Greqia vetë këtë duket se po bën, po destabilizon Europën duke shtyrë karvanin e sirianëve drejt Perëndimit. Çfarë bën Greqia në këtë histori thuhet se është strategji e Putinit, gjithashtu.

Ndërsa sa më lart është thjesht një spekullim (përderisa s'ka prova), nga ana tjetër nuk është spekullim fakti që Putini ka shpërndarë shuma marramendëse parash në Ballkan për të blerë politikanë rajonal për të penguar shtrirjen e Perëndimit në këtë pjesë të Europës. A është Albin Kurti aktualisht Donald Trumpi i Kosovës?

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar