Skip to content

Z. Rama, a nuk skuqesh fare që akoma udhëton në autostradat e Berishës

04. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
p_pytje.jpg

Kur jemi vetëm një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2017-s, është e trishtueshme (shume e trishtueshme) të konstatohet se punimet në infrastrukturen rrugore shqiptare kanë ngrirë që në kohën kur Berisha nguli gozhdën e fundit, disa vite më parë.

Problemi bëhet më akut dhe i pa shpresë, sepse një vit para zgjedhjeve asnjë kreditor i huaj nuk do financonte qeverinë Rama për ndërtim rrugësh e autostradash nacionale, sepse s'ka garanci se ai do fitoj më 2017. Rama s'ka çfarë u tregon kreditorëve, i ka duart bosh, zero investime këto tre vjet. Ky faktor, pra afrimi i zgjedhjeve, plus mungesa e suksesit, do e shndërojnë këtë vit të katërt të mbetur në një vegjetim të madh të ekonomisë shqiptare, në një 365 ditësh vend-numëro.

Rama duhet të ketë mësuar tashmë, se pushteti ri-fitohet nëse ke bërë investime dhe hapur vende pune, jo nëse ke bodyguard fanatikë dhe një tufë servilësh të inkriminuar, të cilët i premtojnë se do i ri-fitojne (manipulojnë) zgjedhjet pavarësisht mungesës së suksesit ekonomik.

Këto gjëra janë provuar e stër-provuar edhe në "demokracinë" tonë të re 20 vjeçare. Shpurra e të inkriminuarve s'të çon gjëkundi.
S'mund të mbahet vendi peng i mos përmbylljes së "reformës në drejtësi", proces që tani po pengohet nga qeveria për të mbrojtur shpurrën e mësipërme, dhe aleatin e Ramës te LSI.
(Të paktën të regjistronte një sukses në këtë mandati të pa fat, që startoi në vitin e "mbrapsht" '13 (2013).

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar