Skip to content

Erion Veliaj tani si Gazidede

06. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Protesta te parku

Sinqerisht nuk kuptoj çfarë ka në mendje! Kaq fanatik i verbër të jetë, që është gati të shkatërroj pemët e parkut të Tiranës, për një kënd lojrash ku të loz djali i Ramës (siç flitet)? A shikon ky person se ç'bëhet vërdallë në Shqipëri?! A shikon ky njeri se këto 25 vjet Shqipëria rrënoi 80% të sipërfaqes së saj pyjore, dhe sot vendi ndodhet në emergjenci të larte ekologjike, në prag të zhdukjes fizike, ku pas çdo rënie shiu ndodh përmbytje?!

Erioni ka gjetur kohën më të keqe të mundshme të përmbush projektin e tij ogurzi. Sot e gjithe bota është ngritur në këmbë të shpëtoj planetin, të shpëtj gjelbërimin e botën ekologjike, si kusht për të mbijetuar. Vetëm disa muaj më parë në Paris u bë "konferenca e klimës" e OKB-së, ku bota mbarë shtrëngoi duart e rradhët në një përpjekje të "minutave të fundit" të shpëtoj globin.

Ajo çfarë ndodhi sot në Tiranë, ku policia sakatoi protestues të shoqërisë civile, të kujton kryekëput çfarë bëri Gazidede fiks 20 vjet më parë (1996) në sheshin "Skënderbej" kundër opozitës. Madje akoma më keq, sepse sot Erioni goditi shoqërinë civile, qytetarë të thjeshtë që janë ngritur të alarmuar të luftojnë për jetën (egzistencën) e tyre e të fëmijëve të tyre, për të shpëtuar vendin e tyre.

Kjo që ndodhi sot në Tiranë duhet raportuar në OKB dhe në çdo institucion ndërkombëtarë që aktualisht janë të shqetësuar për të ardhmen e planetit tonë. Grupi i protestuesve pro' jetës në Tiranë, që u sakatos sot nga Erioni, duhet propozuar për çmimin "Nobel". Akti i tyre është tërësisht në përputhje me vlerat më të larta të shoqërisë njerëzore aktualisht.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar