Skip to content

Erion, ndërto parqe të reja në Tiranë, jo të shkatërrosh të vetmin

09. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
park.jpg

Para shtëpisë sime (përtej Atlantikut ku jetoj) është një park i madh, me 10 fusha futbolli njëra pas tjetrës. Dy-tre kilometra më tutje është një tjetër park gjigand, me fusha sporti, shtigje vrapimi, vende pushimi, grilla për pjekje etc. Çdo bllok (10 mije banore) ka parkun e vet në qytetin tim që është 3 here sa popullsia e Shqipërisë.

Tirana sot ngjan me një duhanxhi me mushkëri të nxirra nga kanceri. Një qytet me rreth 1 milion banorë që ka vetëm një park, atë të liqenit, të cilit çdo ditë po i reduktohet sipërfaqja e gjelbërt nga burokratë të korruptuar.

Një gjë të bën përshtypje tek kryetarët e bashkisë së Tiranës (të gjithë). Asnjëri prej tyre nuk ndërtoi një park këto vite post-komunizëm. Pse bashkia e Tiranës nuk blen diku ndonjë sipërfaqe toke të bëj një park, por kriminalisht është e fiksuar vetëm në shtrirjen e betonit dhe pallateve të larta në çdo hapësirë të mbetur (tani edhe të gjelbërt)?!

Kur verën e kaluar vizitova Shqipërinë, po shikoja një sipërfaqe toke në krah të stacionit të trenit në Tiranë. Një hapësirë e konsiderueshme e pushtuar nga balta, ferrat e çadrat e romëve - një mizerje e vërtetë vetëm pak minuta nga qendra. Pse nuk e blen Erioni (bashkia) atë vend dhe të ndërtoj një park aty? Kështu do fitonte bashkëpunimin e qytetarëve, kontributin e tyre financiar, si dhe do sillte standartin e duhur jeshil në Tiranë, sidomos sot kur "ngrohja blobale" është shqetesimi më i madh i njerezimit - pra do mirrte edhe fonde nga kreditorët e huaj që për investime të kësaj natyre janë gati të hapin qesen...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar