Skip to content

Blushi i zgjuar e jo karizmatik vs. Rama karizmatik e i ''fjetur''

11. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Boks PS

Është i njëjti ekuacion i stër-lashtë i politikës shqiptare. Ndoshta Rama do e kishte më të lehtë të bashkëpunonte me Blushin, qoftë dhe të bënte ndonjë lëvizje në qeveri për të, por zgjodhi rrugën e konfrontimit. Me ç'duket Rama beson se karizma e tij do triumfoj eventualisht, por pyetja është: çfarë ai do humb?

Rama është vetëm një vit para zgjedhjeve të 2017-s, me rekorde skandaloze si kryeministër (asnjë shirit të prerë). Çdo kryeministër në këto rrethana do përpiqej fort të evitonte krisjet në "oborrin e pasëm" (Parti). Blushi natyrisht e ka të qartë mos-suksesin e Rames, por gjithsesi e goditi "pamëshirshëm" në ditët e tij më të errëta. Dhe ndoshta s'duhet fajësuar...

Rama kurrë s'do ja falë këtë, por ky "stan këtë bulmet ka", po të rrëshqiti këmba në politikë të tjerët të shtyjnë. Aktualisht Rama ka një front të gjerë të hapur me publikun shqiptarë, për shkak të dështimeve sistematike pothuajse në çdo fushë. Në këto rrethana, është "trimëri" e madhe të hapësh një front të dytë konflikti, dhe këtë në Parti. Me ç'duket edhe ai tani është i bindur se do mbetet kryeministër vetëm me një mandat.

Ndërsa Rama duket se do e mbaj detyrën e kryetarit të PS, është e sigurtë se ai do humb një pjesë të madhe të partisë gjatë ndeshjes me Blushin, dhe kjo do reflekohet edhe në elektorat.
Blushi ka suportin e bazëz konservatore të PS-se, bazë që duket mëse e determinuar të ndeshet me liberalët e Ramës. Kjo histori do zgjasë, do fusë në lojë (ndeshje) edhe figura të tjera të PS-së, natyrisht edhe Nanon, dhe ky i fundit veç zgjuarsisë ka dhe karizëm të mjaftueshme të dëmtoj keqas Ramën.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar