Skip to content

Rama nuk është diktator, Rama është i paaftë

20. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
karroce.jpg

Meqenëse jemi një popull që gjërat i përjetojmë emocionalisht rëndë, ose i komentojmë me gjuhë të fortë emocionale, në dy variantet e gjendjes, ose tejet entuaziastë, ose ekstremisht të dëshpëruar, për të "qetësuar" këtë kategorinë e fundit, që tani pas kongresit të PS-se po e etiketon Ramën fashist e diktator, kam përshtypjen se nuk është ashtu. Rama është një i paaftë, jo diktator.

Natyrisht kongresi i PS-së ishte sa qesharak e absurd..., por mos është ndryshe ai i PD-së? Apo i LSI-së??? Ky është niveli i politikës në Shqipëri, një reflektim i pamëshirshëm i natyrës së shumicës. Pakica që mendonte ndryshe iku... Nejse.

Rama ka vështirësi serioze të thithë investime të huaja, të hapë sektorë pune e të punësoj njerëz. Ky është problemi i tij madhor, është tepër i "ndrojtur" me të huajt, nuk mirret seriozisht. Rama nuk arrin t'i bind dot kreditorët të japin fonde për Shqipërinë, sepse s'ka karizëm të mjaftueshme, konsideroeht i pabesueshëm, dhe shikohet si shpërdorues paraje (falë Kokëdhimës e stafit të tij të afërt).

Ai u "krenua" në Kongresin e PS-se se ka redukatuar nivelin e borxhit të Shqipërisë, por jo me të ardhura nga taksat e nga biznesi (puna), por duke marrë borxh tjetër. Pra është tejet naiv, ndoshta dhe buf, pasi këto gjëra s'thuhen.

Duke forcuar pozitat në PS, Rama mendon se do marrë një mandat të dytë qeverisës në vend, dhe kështu ndoshta do mundet të sjellë investime të huaja dhe të hapë vende pune. Ky është shqetësimi dhe frika i tij e vërtetë. Ai mendon se në mandatin e dytë do mund të thithë fonde nga bota. Por si? Duke marrë borxh tjetër për të ulur nivelin e borxhit kryesor?! Pa prodhuar asgjë në vend? Në gjuhë tekine kjo quhet "firmë piramidale"... Kreditorët e huaj nuk i hanë këto lloqe (kështu përfundon po u morre me Metën, si Sudja e Xhaferri).

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar