Skip to content

Terrorizmi i sektit Suni dhe vendet ''pro-perëndimore'' Suni - A e krijoi Perëndimi vetë ''kuçedrën''?

22. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
stop_time.jpg

Të gjitha aktetet terroriste që kryhen sot në Perëndim, por jo vetëm sot (të paktën nga 11 shtatori 2001 e këtej) kryhen nga myslimanë të sektit Suni. Ironia është se vendet Suni në Lindjen e Mesme janë aleate të Perëndimit, ndërsa vendet e sektit Shijat janë kundërshtare të Perëndimit. Megjithatë aktetet terroriste kundër Perëndimit kryhen çuditërisht nga ata që supozohej të ishin aleatë të Perendimit, Sunit, jo nga kundërshtarët e Perëndimit, Shijat.

Është një ekuacion i vështirë për t'u kuptuar. Fakt është se vendet e sektit Suni në rajon u ngritën nga Perëndimi. Që nga Arabaia Saudite e deri tek Jordania e Kuvajti etc. (vende nga vijnë terroristët), u modernizuan dhe u forcuan nga investimet, tregëtia dhe armët perëndimore. Por jo vetëm kaq, edhe emigrantët që u strehuan ndër dekada në Perëndim u seleksionuan kryesisht nga sunit vs. shijat. E gjithë kjo tani po ngjan me legjendën e shejtanit që u nxorr nga shishja...

Sekti Suni në Lindjen e Mesme është më i madh në numër e vende se sekti tjetër mysliman Shijat. Ndoshta kjo ka determinuar aleancën perëndimore ndaj këtyre vendeve, apo dhe fakti që ato i shpallën luftë Izraelit që të nesërmen e krijimit më 1948, dhe për të evituar ndoshta këtë konflikt, Perendimi u bë aleat me ta. Sot këto vende janë aleate me Izraelin gjithashtu.

Tashmë është mëse e qartë se aktet terroriste kundër Perëndimit financohen nga sheikët e pasur Suni, biznesmenë që u pasuruan duke bërë tregëti me botën Perëndimore. Kësaj i thonë të gjesh belanë me paratë tua...
Problemi tani është si do futet përsëri shejtani në shishe...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar