Skip to content

Reforma në Drejtësi vetem me konsensus (ose qeveri) PS-PD, jo LSI

25. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Pragmatizem

Përndryshe do jetë fiktive, pa vlerë, pasi kur PD të vijë në pushtet do e hedhë poshtë. Nuk do rimë dhe 20 vjet të tjera të luajmë "macja me miun", pse Rama e Meta s'duan të heqin dorë nga status quo-ja e vjetër e përjashtimit. Reforma në Drejtësi është evenimenti më madhorë i demokracisë shqiptare, dhe kjo dihet pse, sepse më në fund do e bëj Shqipërinë me pushtet gjyqësor, pra do kompletoj përfundimisht tre pushtetet e demokracisë sonë mjerane.

Reforma në Drejtësi ka nevojë për vullnet politik mbi të gjitha, jo thjesht për perfeksion teknik ligjor siç spekullojnë ca demagogë. Aspekti tekniko-ligjor mund të përmirësohet gjithmonë, por shtyllat definitive të pushtetit gjyqësor duhet të kenë në themel vullnetin politik të dy partive të mëdha PD-PS, përndryshe çdo gjë do kolapset se kështjellë rëre pas disa vitesh.

Duhet të bindemi për këtë, çdo tentativë për të ideologjizuar procesin, dhe përjashtuar PD-në do i çoj gjërat në pikën zero. Sot demokracia shqiptare është dy dekada e gjysëm e vjetër, pra mjaftueshëm e pjekur për të kuptuar se në një demokraci nuk ka armiq politik, siç shpurra e Kokëdhimës dhe disa media të majta ekstreme po përpiqen trashë e në mënyrë të dëshpëruar të rikrijojnë kufomën e ndarjes klasore të Enver Hoxhës.

Nëse Reforma në Drejtësi nuk përfshin PD-në, atëhere më mirë të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja. Siç dihet, zgjedhjet e 2013-s u bënë nën një atmosferë të ashpër politike ndikuar emocionalisht nga 21 janari 2011, pa program tjetër elektoral nga pala fituese. Parlamenti i 2013-s nuk përfaqëson korrekt një elektorat gjakftohtë shqiptar, dhe ai s'mund të vendosë për Reformën në Drejtësi, vetëm nëse PS-PD bien dakord për qeveri të përbashkët teknike për të mbylluar së bashku reformën në fjalë, dhe të tjera reforma që kërkojnë parimisht konsensusin e tyre.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar