Skip to content

Ramën e trajtojnë në Washington si përfaqësues të 1 përqindëshit

14. 04. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
1perqind.jpg

Megjithë retorikën e tij anti-Trump, "përkëdhelëse" për administratën e Presidentit Obama dhe Partinë Republikane në opozitë që zotëron Kongresin (Parlamentin), Departamenti i Shtetit përsëri e trajtoi Ramën si përfaqësues të botës së korrupsionit, si pjesë e të ashtuquajturit 1 përqindesh të popullsisë që zotëron 99% të të ardhurave kombëtare, 1 përqindësh që në Shqipëri përbëhet nga të korruptuarit e sektorit publik.

Publikimi i raportit të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, ndërsa Rama ishte në Washington, i la atij të kuptoj se retorika e kalkuluar anti-Trump e Ramës, për të fituar simpatinë e qeverisë amerikane, nuk e impresionon aspak këtë fundit, përkundrazi, e shikon strategjinë e Ramës si një "gjethe fiku" për të mbuluar botën e krimit e korrupsionit në administratën publike shqiptare, si një lloj "leje" për të vijuar anti-ligjin.

Amerikanët i lanë Ramës të nënkuptoj se ata i zgjidhin vetë punët e veta, edhe Trumpit dinë vetë si t'ja tregojnë vendin, s'kanë nevojë për komentet pa sens të Ramës, të cilat kanë efekt të kundërt, ndihmojnë Trumpin, sepse nëpërmjet Rames ai do akuzoj mefshtësinë e qeverisë amerikane që mban aleatë të korruptuar në botë. Rama bën mirë të merret me lëmshin që ka krijuar në vendin e tij... Ky ishte mesazhi që Rama mori në Amerikë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar