Skip to content

Riparimi i moralit në Maqedoni

11. 05. 2009 nga Hamdi Nuhiju

Version i përshtatshëm për printim

Politika dhe media janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Ata zaten në kohën në të cilën po jetojmë edhe nuk munden pa njëra tjetrën. Politika gatuan dhe përgatitë idetë e projektet, ndërsa media i servon para masës së gjerë të njerëzve ose publikut.

Por, ne nuk mund ta kuptojmë asnjëherë drejtë politikën, pasi që është e lidhur direkt me interesat. Njerëzit, partitë politike i definojnë si grupe interesi, pasi që synojnë të arrijnë në pushtet dhe më pastaj të udhëheqin me departamente të ndryshme në këtë shtet. Në këtë mënyrë ato realizojnë përfitime materiale dhe njëkohësisht kanë mundësi që të punojnë në projekte për të mirën e përgjithshme të qytetarëve të këtij vendi. Por, kur grupet e interesit, dmth njerëzit të grupuar në parti politike, që marrin pushtetin dhe manipulojnë me popullatën, atëherë do të ndodhin shumë fenomene negative në shoqërinë tonë të përgjithshme. Këto grupe interesi për pozitat e tyre strategjike dhe ideologjike janë në gjendje të sakrifikojnë gjithçka vetëm e vetëm që idetë dhe projektet e tyre të realizohen deri në fund. Në fakt, sikur të ekzistonin projekte të atilla të cilat janë në dobi të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, atëherë mesiguri se do të ishte një mrekulli të cilën të gjithë e presim ndoshta me shekuj. Në mesin e këtyre grupeve të interesit, partia politike në pushtet propozoi një ligj për mësim besimin si lënë fakultative nëpër shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë. Në këtë periudhë pas aprovimit të atij ligji në Parlamentin e Maqedonisë dhe në Qeveri, kemi reagimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shpalljen e këtij ligji si anti-kushtetues. Pas debatit të ashpër rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese filloi që të transmetohet emisioni i fëlliqur erotik ‘Goli Vesti’ ka TV Sitell. Ky emision transmetohet çdo të shtune, ndërmjet dy pjesëve të lojës futbollistike që jep ky program nacional në Republikën e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë Qeveria e Republikës së Maqedonisë hapi kampanjën e cila mesiguri kushton me mijëra euro rreth mbjelljes së opinionit tek qytetarët e saj për sjellje etike dhe morale. Të gjitha këto ngjarje të cilat lidhen njëra me tjetrën dhe njihen për nga qendra e etikës, jo rastësisht kanë dalë në shesh në këtë periudhë.

Ligji i mësimbesimit fetar, edhe pse mjaft i domosdoshmën për shoqërinë demokratike të Republikës së Maqedonisë, u largua nga ana e Gjykatës Kushtetuese me argumente qesharake, gati se me të njëjta argumente si ato të drejtorit të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë me rastin e largimit të nxënëses me shami nga shkolla. Ky ligj u kundërshtua edhe nga deputetja e BDI, Ermira Mehmeti e cila nën argumentet e getoizimit deshi të sqarojë para opinionit publik se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë të getoizohen në islamizëm e krishterizëm, ata duhet të integrohen, myslimanët dhe myslimanet shqiptarë të martohen lirisht me të krishterët dhe të krishterat maqedonese dhe anasjelltas. Përkundër konkluzave të deputetes së BDI, me sa kam informata partia Bashkimi Demokratik për Integrim e përkrahu këtë ligj dhe e votoi në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Ndërsa vendimin e gjykatës kushtetuese për largimin e këtij ligji, analistët shqiptar dhe maqedonas e konsideruan si një interpretim të gabuar të Kushtetutës së Maqedonisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë. Këto analistë sjellën dëshmi plus se ky ligj nuk pengon laicitetin e Maqedonisë ku në këtë mënyrë do të aplikoheshin vlerat demokratike në këtë vend.

Gjatë kësaj periudhe, kur nxënësit dolën në protesta kundër dhënies të edhe një provimi, kur debatohej për ligjin e mësimbesimit, ku flitej shumë për diskriminimin e ‘monarkut’ Gruevski rreth ndërtimit të Kishës në qendër të Shkupit dhe mos pranimit të rindërtimit të Burmali Xhamisë, në skenë doli edhe emisioni i fëlliqur erotik “Goli Vesti”. Siç theksova edhe më lartë se ky emision transmetohet çdo të shtune ka TV Sitell në kohën e transmetimit të ndeshjes futbollistike nga Liga Spanjolle. Prostituteja e cila udhëheq me këtë emision jep një lajm dhe zhvesh nga trupi i saj i fëlliqur një rrobë, dhe në këtë mënyrë përfundon të gjitha lajmet në kohën kur zhveshët komplet. Kjo gjë veprohet haptas para syve të qytetarëve të Maqedonisë dhe më habit fakti se asnjë institucion nuk brengoset për këtë gjë dhe çështjen e lënë në heshtje. Si duket deputetja Ermira Mehmeti kur kundërshtonte ligjin e mësimbesimit fetar, mendonte mbi këtë prostitute dhe paraqitjen e saj para opinionit publik për ta demokratizuar këtë popull. As Gjykatës Kushtetuese, po as Ermira Mehmetit nuk po i pengon një veprim i këtillë i TV Sitell dhe nuk qenka anti-kushtetuese një veprim këtillë. Sipas logjikës së tyre mesiguri se emisionet e këtilla janë të domosdoshme për t`i zhdukur shamitë nga vajzat të cilat jetojnë me principe morale dhe që nuk thyejnë asnjë ligj të Republikës së Maqedonisë.

Duke u kthyer prej Tetove për në Kumanovë, rrugës me ra rasti të shoh edhe kampanjën më të re të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të vendosura në billboarde, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë insistonte përmes kësaj kampanje që qytetarët e saj të bëhen më të mirë dhe të kenë kujdes për sjelljet etike në shoqëri. Nga kjo kampanjë e fundit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë munda ta kuptojë se kjo Qeveri i frikësohet ndonjë krize qytetare ose institucionale dhe për këtë arsye vepron shpejt bile diçka për të riparuar ose edhe për t`u justifikuar para votuesve të saj se kanë bërë gjithçka që kanë pasur në duar për parandalimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.

Nëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë është ekzekutivi i këtij vendi, atëherë ajo nuk duhet të sjellët si një shoqatë jo qeveritare ku përmes kampanjave të ndryshme të sensibilizojë opinionin publik për veprim etik dhe moral. Kjo Qeveri duhet që të bëjë të pamundurën që ta rikthejë mësimbesimin fetar nëpër shkolla fillore si një lëndë obligative e jo fakultative, duhet që t`i dënojë transmetuesit të emisionit të fëlliqur erotik në TV Sitell dhe parmes bashkëpunimit me organizata jo qeveritare të sensibilizojë opinionin publik për sjellje etike në shoqëri. Nëse vepron në këtë mënyrë, padyshim se do të forcohej demokracia në këtë vend.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar