Skip to content

Asnjë protestë sot në Tiranë në ''Ditën e Tokës'' kundër krimit ekologjik te Liqeni

22. 04. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Betoni te Liqeni

Një protestë e tillë sot do tërhiqte menjëhere vëmendjen e botës dhe do hynte në rekordet e tyre, por shqipot si ngahera vijojnë të funksionojnë disi informalë në raport me botën (nuk e kuptojnë dhe nuk kuptohen nga ajo). Ndërsa kanë muaj që ndeshen me Erionin për masakrën ekologjike tek Liqeni, sot supozohej të bënin edhe më shumë zhurmë, sepse sot në "Ditën e Tokës" u firmos në New York (OKB) nga 170 vende (edhe Shqipëria) "Marrëveshjen e Parisit për Klimën", për mbrojtjen e Tokës, parqeve, pyjeve...

As shoqëria civile, as media, as politika, askush nuk u kujtua të protestonte sot në Shqipëri në "Ditën ndërkombëtare të Tokës". Jo vetëm për dëmtimin e pyllit të Liqenit, por edhe për masakrën e gjerë ekologjike në Shqipëri tash 2 dekada, për impotencën e pashembusht shtetërore për ta ndaluar atë. Madje përkundrazi, sot vetë shteti është bërë palë e këtij krimi të tmershëm ekologjik.

E gjithë kjo histori ngjan disi me poezinë e Kadaresë për "Topat e vjetër të Durresit".
"Ata heshtën atë ditë që duhej të gjëmonin
turpi dhe harrimi mbi ta pushon..."

Nejse, sot politika, shoqëria civile e media shqiptare u morrën me rutinën e përditshme, diskutuan gjerësisht deklaratën e Berishës për koburet. Aty u ka ngrirë vëmendja, se çfarë thotë Berisha e Rama, apo çfarë s'thotë Berisha e Rama.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar