Skip to content

Amerikanët votojnë Trumpin se do dëboj meksikanët e myslimanët (dhe shqiptarët)

27. 04. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
trump.jpg

Kjo është e vetmja platformë "serioze" që Donald Trump ka shpalosur para publikut amerikan, dhe shumë amerikanë, që tashmë janë lodhur nga prezenca e meksikanëve në qytetet e tyre (megjithëse meksikanët u vjelin duhanin në plantacionet e ferrit, u vjelin frutat, u korrin barin e bahçeve, u pastrojnë shtëpitë etc., - punë që amerikanët s'do i bëjnë nëse do ikin meksikanët), mendojnë se Trumpi do u pastroj vendin nga latinët.

Të tjerët s'durojnë dot shtimin e myslimanëve në vendbanimet e tyre, dhe i josh ajo çfarë thotë Trump se ai do dëboj e bllokoj të gjithë myslimanët të hynë në SHBA.

Kur një kongresmene amerikane kundërshtoi Trumpin për deklaratën për myslimanët, dhe përmendi Kosovën e kosovarët që megjithëse myslimanë e duan Amerikën njëlloj si amerikanët, Trump reagoi e tha se bombardimi i Serbisë nga SHBA për të çliruar Kosovën, ishte gabimi më i madh i administratës amerikane që nga Lufta e II Botërore. Pra ai ka në plan të dëboj e bllokoj edhe shqiptarët.

Është e vështirë të predikohet se çfarë do ndodh me Trumpin (nëse President - larg qoftë), pasi publiku amerikan ka në përgjithësi njohuri të cekëta për botën e historinë botërore (vetem 25% e amerikanëve kanë pasaporta që dalin jashtë), dhe mendon se Trump është origjinal, jo se bota ka prodhuar e parë plot si Trumpi i tyre. Trumpi është kryekeput si Musolini, vetëm s'e s'është qeros (ndoshta dhe është, shumë thone se shtupën portokalli mbi kokë e ka paruke). Jo vetëm në tezat që parashtron, por sidmos në gjeste (ngërdheshje, shtrëmbërim fytyre, goje, buzësh, hunde, vetullash, lëvizje duarsh...) ai është si vëllai binjak i Duçes.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar