Skip to content

Punët me penis e vagina që hapi Rilindja (ripjellja) në Shqipëri

13. 05. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
fenomen

Çfarë të shokon në fenomenin Shukriu është konfidenca deri në rutinë gjatë abuzimit seksual me detyrën, element ky që ndriçon faktin e dhimbshëm se rasti Shukriu jo vetëm që s'është aksidental, por mëse i konsoliduar (e madje i trainuar) në administratën shtetërore shqiptare. Por jo vetëm kaq, imagjinoni kur e bëri Shukriu në një zonë të prapambetur e konservatore si Dibra, po në Tiranë çfarë ndodh?!

Çdo kush sot e di se mund të përgjohet e xhirohet nga celularët, natyrisht edhe Shukriu e dinte, e megjithatë ai veproi jo vetëm i "pakujdesshëm" në këtë aspekt, por edhe fare moskokëçarës - syri tërt s'i bënte Shukriut. Pse? - shtohet pyetja. Pse kaq "trim" Shukriu, pse kaq i bindur se s'do i hynte gjëmb në këmbë? Kush e mbronte Shukriun? Kush ja siguronte/garantonte qetësinë deri në marrëzi?

Përgjigja është e thjesht - dikush atje lart e garanton Shukriun, jo dyshime për këtë. Shukriu është pjese e "sistemit" me "tutor e mish të bardhë", e sistemit që "jep e merr" çdo gjë nën-dorë, nga paratë e pista tek seksi i tillë.
Edhe Shukriu për vete paguan dikë atje lart, siç ka paguar edhe para se të marrë detyrën shtetërore. Njëlloj si ajo femra fatkeqe e videos që paguajti me seks punën që i ofroi Shukriu. Deri tani ne kemi parë vetëm Shukriun tutor, por njëkohësisht ai është edhe prostitutë për dikë atje lart..., ndoshta për Metën, bajrakatarin e sotëm të Dibrës. Shukriun e "shkretë" e morri në qafë morali që predikon "bajraktari"...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar