Skip to content

Qeveria ka rënë, por s'e do as PD

14. 05. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Gazeta_1.JPG

Është mëse evidente tani se Ramës i ka mbetur qeveria në dorë, dhe s'di ç'të bëj me të. Problemi është se as PD s'e do qeverinë në gjendjen që është katandisur arka e shtetit, me një super-borxh stratosferik, i ngjashëm me atë që solli kolapsjen e Greqisë. Por Greqine e "bailed out" (shpetoi) bota, kurse Shqipërinë e shkretë (pa impakt në bursën botërore) askush s'do e shpëtoj nga fundosja.

Indikatorë të atmosferës së zymte e pa shpresë financiaro-ekonomike, janë gjithashtu edhe skandalet e njëpasnjëshme që kanë përfshirë këto ditë administratën publike shqiptare. Shthurrja, nga Shukriu i Peshkopisë e deri tek lidhjet aventurore me majën e krimit botërorë (tani po na krahasojnë me Kolumbinë e Pablo Escobar), nenkupton qartë demoralizimin dhe rënien e shtetit.

Më lart thashë se as PD s'do ta marë qeverinë, pasi s'ka çfarë t'i bëjë borxhit. Asnjë kreditor i huaj s'pranon të japë para (money) për Shqipërinë e përçarë politikisht, me korrupsion galopant, pa ide e pa strategji në qeverisje, komanduar nga të paaftët, idiotët e lopçarët, pa vullnet politik për t'ju bashkuar BE-së (zvarritja e Reformës në Drejtësi ka percjell tashme mesazh mëse negativ tek kreditorët ndërkombëtarë).

Ndërsa (siç thuhet në zhargon) "vera është stina e fukarasë", kështu pritet të kaloj edhe kjo stinë, me plazh e vapë - e qetë -, si "qetësia para furtunës", sepse në vjeshte pritet rënia...
Ndoshta e vetmja formulë e dëshpëruar strategjike e mbetur, për të tërhequr interesin financiar të botës, do ishte një koalicion qeverisës PS-PD. Ndoshta manovra e vetme për të "gënjyer" ndërkombëtarët se s'kemi përçarje, si kusht të na "bailing out"...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar