Skip to content

Shqipëria shtet i dështuar - D. Trump mund t'jua dhuroj fqinjëve

21. 11. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Donald Trump

Ndër gjërat konkrete që D. Trump përmendi specifikisht gjatë fushatës elektorale në ShBA ishte pozicionimi i tij pro' Rusisë ne lidhje me bombardimet amerikane kundër Serbisë, bombardime që çliruan shqiptarët e Kosovës. Filozofia bazë e Donald Trump është rivendosja e status-quo-së së hershme, e cila sipas tij prodhonte më shumë stabilitet e mirëqenie.

Donald Trump është shprehur hapur pro sllavëve dhe dominimit ortodoks në lindje të Europës. Pavarësisht se ai nuk e ka përmendur specifikisht Shqipërinë, ka lënë qartë të nënkuptohet se shqiptarët janë dështakë (kanë dështuar) në qeverisje, dhe se një Trump President i SHBA do suportoj linjën sllavo-ortodokse në rajon.

Gjithsesi, çfarë do që të ndodhë tani (nuk dihet a ka më rëndësi), duhet pranuar fakti se shqiptarët nuk kanë dështuar në vetë-qeverisje, pavarësisht se Shqipëria vijon të mbetet vendi më i keq në Ballkan. Shqiptarët janë të aftë e të zgjuar siç vetë-deklarohen! Qytetërimi që ne po ndërtojmë është më i ndoturi, më i varfëri, më i pisti, më rrumpalli në rajon, që ngjan si dy pika uji me qytetërimin europian. Shoqëria shqiptare është më e principta në Europë, së pari ndaj vetes, e sidomos ndaj njëri-tjetrit...

Duket se me të vërtetë Trump na e ka me hile...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar