Skip to content

A synon Trump aleancën e vjetër protestante-ortodokse kundër katolikëve?

24. 11. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Gazeta_1.JPG

Pavarësisht nga loja e paprecedent e fjalëve (në 3D) e Donald Trump, gjatë fushatës elektorale për president në SHBA, kundër të gjithëve, por jo Rusisë, duket se gjërat nuk janë aq stupid sa shprehen, por mund të jemi para një strategjie (ndoshta don-kishoteske) për të rikthyer aleancën e lashtë protestante-ortodoske kundër katolikëve, dhe më konkretisht, kundër BE-së që po ecën aq mirë e shpejt në aspektin ekonomik.

Duket se bizeni i madh amerikan po konkurrohet tashmë denjësisht nga biznesi europian, dhe në këtë aspekt ndoshta BE mund të jetë sot më lart se SHBA. Bota padyshim u surprizua nga trilionat e eurove që Gjermania dërgonte non-stop për të shpëtuar Greqinë e kalbur, apo që Gjermania e BE hapën dyert për milionat e refugjatëve sirianë, dhe si këto faktorë s'patën ndonjë efekt pengues për ekonomine europiane, përkundrazi.

Nëse gjërat shikohen nën këndvështrimin e titullit, ndoshta kjo ishte edhe arësyeja pse u nxit dhe u bë Brexit ne Britani, i cili çuditërisht u suportua aq fort nga D. Trump e Putini, ndërkohë që në krye të tij ishte një "anglez" me emër rus, Boris (Boris Johnson). Pavarësisht se Brexit në plan të parë vuri gjoja ekzistencën e Britanisë protestante, në fakt duket se synoi të sabotoj rritjen e ngritjen e BE-së katolike.

Por edhe BE natyrisht nuk po dorëzohet nga kjo ndeshje e përzier ekonomiko-politike. Në një lëvizje të paprecedent BE "perlau" së fundi Kanadanë (si një "revansh" ndaj Britanisë që akoma "pronëson" formalisht këtë vend), dhe Kanada sot është vetëm një hap pranë anëtarësimit në Unionin Europian. Gjithashtu, BE po hedh syte edhe nga Amerika Latine, dhe në këtë aspekt, duket se Argjentina (me shumicën më të madhe të popullsisë europiane në botë) mund të bëhet anëtari i rradhës i BE...

D. Trump synon të dobësoj e frikësoj BE-në me ndalimin e mbështetjes amerikane për mbrojtjen ushtarake të Uninonin Europian. Natyrisht kjo nuk është gjë e vogël, kur fqinji i BE-së është e ashtuquajtura "Perandori e djallit", siç Ronald Reagan etiketonte Rusinë. Tani europianët do shtrëngohen të ndërtojnë vetë industrinë ushtarake të luftës, dhe kjo sigurisht do ketë impakt të ndjeshëm në ngadalësimin e ekonomisë europiane. Te shohim çdo ndodhë...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar