Skip to content

Kryeministri i Shqipërisë ka të drejtë të kundër-reagoj, por s'është faji BE-së

27. 11. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Gazeta_1.JPG

Natyrisht Kryeministri i Shqipërisë duhet të reagoj ndaj refuzimit europian për të vijuar (shtyrë) procedurat e anëtarësimit drejt BE-së, madje duhet të reagoj ashpër, përndryshe ç'kuptim ka që është kreu i qeverisë së vendit të refuzuar. Reagimi nënkupton edhe (1) dëshirën e Shqipërisë për t'u anëtarësuar, edhe (2) indinjatën e qeverisë shqiptare për mos-njohje të arritjeve.

Por s'është faji i Europës, është i Shqipërisë (ndoshta jo dhe aq i qeverisë). Prapambetja në Shqipëri është aq e thellë sa natyrisht kjo qeveri s'mund t'i rrotulloj gjërat 180 gradë në tre vjet, por as në 6 apo 16.

Me dhimbje por duhet pranuar se Shqipëria është shumë keq, në çdo aspekt, jo thjesht në atë formal siç i mëshohet, si drejtesia e burokracia shtetërore. Shqipëria është shumë më keq poshtë në terren, dmth në nivelin e qytetërimit e mentalitetit që ofron e pasqyron, në rrugë, urbanisktikë, hapësira publike, shërbime, kulturë qytetare, etj., etj., etj., etj..., nivel qytetërimi që s'ngjan gjëkundi as me nivelin më ordiner të qyteterimit e kulturës europiane, sidomos të zonës së BE-së që Shqipëria synon aq dëshpërueshëm ti bashkohet.

Pa as më të voglin dyshim, Shqipëria aktualisht është një barrë e vështirë për BE-në, e cila nga njëra anë dëshiron ta përfshijë në gjirin e saj, por nga ana tjetër s'mund të gëlltisë dot prapambetjen rrënqethëse të vendit që vetëm gjeografikisht ndodhet në Europë, por që në çdo aspekt tjetër shembëllen aq shumë me vendet e popujt e prapambetur të jashtë kontinentit.

Plus, sot BE po përballet me presionin e nacionalizmit, nacionalizëm që pas Brexit në Britani, e Trumpit në SHBA, po ngre zërin kundër të huajve edhe në vendet e BE-së, dhe në këtë kuadër Shqipëria shihet fatkeqësisht si një e huaj e padëshirueshme.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar