Skip to content

Shqipëria vend nën autoritet shtetërorë, jo autoritet ligji

02. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Fytyra

Asnjë nuk e zbaton ligjin në Shqipëri, askush s'e rruan për të. Kurse policin e kanë frikë, zyrtarët e zyrës së tatimeve i kanë frikë, policin bashkiak e kanë frikë... Sa shohin ata ndryshojnë menjëherë sjellje, bëhen engjëj, por kur ata s'janë vërdallë, s'duan t'ja dinë se ligji duhet respektuar pavarësisht tyre. Një popull nën frikë?

Ti shkon në dyqan, hotel, servis makinash... të blesh/bësh diçka, pjesa dërmuese e tregëtarëve s'të japin "kupon tatimorë", siç taksa shtetërore njihet në Shqipëri, megjithëse në murë kanë vënë një letër për të të pajisur. Ndryshon puna kur në dyqan shfaqet zyrtari i tatimeve, ta japin me shumë mirësjellje.

E njëjta gjë edhe në trafik, zyra publike e private, kudo në Shqipëri. Asnjë nuk e zbaton ligjin vullnetarisht, si asnjë popull tjetër europian që ligjin e përmbushin me fanatizëm. Pyetja është: A janë shqiptarët popull europiane apo me "ngjyrë"?

Desha të nxjerr kartën e identitetit, më mirë të them, hëngra mut e shkove të nxjerr kartën e identitetit. Në mes të vapës së korrikut, zyrtarët publikë kishin drejtuar kondicionerët vetëm nga vetja, jo nga qytetarët. Hyra në rradhë se kështu na mësoi Perëndimi, por mbeta i vetëm. Të gjithë hynin pa rradhë, njëri këtej, tjetri andej, një tjetër i bënte me shenjë zyrtares publike e bum brenda. U ankova, por zyrtarja publike më ofendoi akoma pa hapur unë gojën.

Një administratë publike tejet vulgare, banale, grindavece, provokuese... Standart shërbimi shumë më i ulët se ç'ishte në komunizëm. I thashë zyrtares që s'duhet të hynte në debat me qytetarin, se kështu parashikon ligji. Por mu përgjigj me breshëri etiketimesh e ofendimesh, në dialekt skrapari (në çfarë tjetër?) ma mbylli gojën, ndërsa djersa më shkonte vu... Vetëm në Shqipëri djersitesh në rradhë. Në botë djersitesh në punë.

Dhe ky far vendi bën petulla për BE...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar