Skip to content

Muri në Mitrovicë i frymëzuar nga retorika pro-serbe e Donald Trump?

11. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Gazeta_1.JPG

Z. Trump e morri pushtetin në Amerikë se premtoi që do ndërtoj një murë ndarës me Meksikën. Për politikën e jashtme ai tha se ishte gabim bombardimi e largimi nga pushteti i Sllobodan Millosheviçit, dhe se Trump është për lidhje të ngushta me Rusinë e botën sllave. Duket se politika e jashtme Amerikane nën Trump mund të pësoj një devijim madhor parimor. Amerika ndoshta s'do jetë më një mbrojtëse e zëdhënëse e lirisë në botë, dhe kjo vlen njëlloj edhe për lirinë e shqiptarëve.

Nëse kombinohen faktorët e mësipërm, atëhere është evidente, që, muri i Mitrovicës po ndërtohet nga serbët pikërisht nën klimën e re politike që po fryen nga përtej Atlantikut. Serbët e morrën me shpejtësi mesazhin e Trump në favor të tyre, dhe tani po shfrytezojnë çdo sekond për të përmbushur strategjine e tyre, aneksimin e Mitrovicës.

Duket se linja politike Trump pritet të laj duart me Kosovën, të heqë dorë nga ajo, dhe t'ja lerë BE-se fatin e mëtejshëm të Kosovës së brishtë. Muri i Mitrovicës nuk po ndërtohet për të mbrojtur pakicën serbe atje, jo, muri në Mitrovicë do jetë kufiri i ri i Serbisë me Kosovën, jo dyshime për këtë.

Serbët nuk po humbin asnjë minutë nga dashamirësia e papritur amerikane që u erdhi ne derë, ndryshe nga shqiptarët që dogjën kohë të vlefshme tash 20 vjet, duke u përfshirë në një konflikt absurd mes tyre për pushtet personal, në vend që të shfrytezonin me efikasitet dashamirësinë e jashtëzakonshme të administratave amerikane të presidentëve Klinton, Bush e Obama.

Tani s'mbetet gjë tjetër të thuhet, veçse ti lutemi Zotit në qiell, pasi "zoti" në Tokë, Amerika, na "la"...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar