Skip to content

Ndëshkimi i vetëm për politikanët shqiptarë, edhe ata jetojnë në Shqipëri

16. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Gazeta_1.JPG

Për aq kohë sa jetojnë atje, janë njëlloj të ndëshkuar si të tjerët atje. Sado që të izolohen në lagje të veçanta apo të rrethohen me avllira të larta (si ne komplekset e tyre në plazh e gjetkë, që, ngjajnë si dy pika uji me bllokun e dikurshëm), ata, ashtu si turma, thithin të njëjtin ajër të ndotur me pluhra e fekale, dhe jetojnë mes plehrave e erës se tyre mbytese.

Njëlloj si shumica, ata vegjetojnë në të njëjtin ambient të prapambetur, pa urbanistikë, pa rrugë, pa parqe..., pa qytetari, pa kulturë europiane, pa trafik e parkime të kohës, pa asgjë... Ata e fëmijët e tyre, njëlloj si shumica, vërdallisen në të njëjtën botë të ndotur me zhul, papastërti njerëzore, sëmundje, bakterje, infeksione, që, de facto, e kanë promovuar vetë. Mallkimi do jetë i njëllojtë për të dy palët, si për popullin naiv e të viktimizuar, ashtu dhe për politikanët e tyre pervert me tafma vrasëse e vetë-vrasëse.

Problemi i lidershipit të vendeve të botës së tretë është se dëshira e shfrenuar për pasuri të pandershme, u errëson aq keq ndërgjegjen, sa harrojne se paratë që venë në kurriz të prosperitetit të vendit, i ndëshkojnë edhe ata njëlloj si njerëzit e zakonshëm, sepse në fund të fundit, të gjithe do jetojnë në të njëjtën katrahurë të përbashkët mbushur me mizerje. Të gjithë do "digjen" si në Ferr!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar