Skip to content

Nën Trump trumpetat e luftës III

21. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
trumpet.jpg

Z. Trump është angazhuar të largoj Amerikën nga bota, nga roli (siç ai e quajti në fushatë elektorale) i "policit ndërkombëtar", terminologji, që ne shqiptarëve na sjell ndërmend etiketimin që Enver Hoxha i bënte Amerikës, si "xhandar ndërkombëtar". Kjo nuk është e re për Amerikën, përkundrazi, shumë e vjetër. Zë fill me themeluesit e saj, të cilët në testamentin e tyre, u kërkonin amerikanëve (gjeneratave të ardhshme) të mos përziheshin me botën, të qëndronin larg Europës.

Po çfarë "fitoi" bota, në të shkuarën, nga një Amerikë indiferente dhe larg saj? Dy luftra të tmershme botërore, qindra-milionë viktima, qindra-miliardë dollarë shkatërime!
Po çfarë "humbi" bota nga një Amerikë "police ndërkombëtare", keto 70 vjet që nga mbarimi i Luftës II Botërore? Paqe e prosperitet global, demokraci, e jo luftë të përgjithshme botërore!

"Polici ndërkombetar" siç e quan Trump, apo "xhandari ndërkombetar" siç e quante Enver Hoxha, evitoi me sukses luftën e III botërore. Luftra e tragjedi lokale (si në Lindjen e Mesme e gjetkë) ka patur e do ketë gjithmonë, por ajo e madhja, e tmershmja, lufta e përgjithme botërore, nga Paqësori në Atlantik e në Paqësor, që rrafshoi mbarë civilizmin europian e botërorë, siç ishin Lufta I e II botërore, nuk ndodhi këto 7 dekada, dhe kjo është totalisht meritë e Amerikës, si garantuese e paqes globale.

Tani z. Trump synon ta tërheqë Amerikën në "strofull", ashtu siç ishte para Luftës I e II Botërore. Dhe kjo dihet ç'do të thotë për botën! Një trumpetë e Trump për luftën e III...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar