Skip to content

Shqiptarët, populli më me kulturë kristiane në Europë që i lutet islamit

24. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
tradite.jpg

Nga kostumet tradiocionale popullore, qilimat, sexhadet, e deri tek flamuri kombëtar shqiptar, dominon e kuqja, ngjyra qindravjeçare e krishtlindjeve (jo ngjyrat e errëta të islamit). Asnjë popull tjetër në Europë nuk i ka kaq të theksuara nuancat e së kuqes në kulturën e traditën e vet sa shqiptarët. Asnjë popull tjetër në Europë nuk e ka heroin kombëtar mbrojtes te kristianizmit si ne shqiptarët.

Është evidente se shpirti shqiptar (kultura e tradita jonë) është thellësisht kristiane, por çuditërisht ne i falemi islamit. Ky dyzim i pashembullt i personalitetit shqiptar, i mendjes vs. shpirtit, ka sjellë veçse vuajtje e mos-prosperitet për kombin shqiptarë. Kjo s'ka nevojë më për diskutim, evidenca që e suporton është mëse kokëfortë.

Besimi fetar nuk është thjesht një ritual formal lutjeje në institucionet fetare. Feja është shumë më tepër se kaq, është mbi të gjitha kultura që kemi, është thellësia jonë e trashëguar kombëtare, familjare, shoqërore..., janë themelet tona, është çdo gjë tradicionale që kalon nga brezi në brez. Është mënyra si sillemi, komunikojmë, festojme, si këndojmë, vallëzojmë, hidhërohemi, gëzojmë, flasim, bërtasim, urrejmë. Të gjithë këto elementë së bashku krijuan kombësinë shqiptare në Mesjetë, konfiguruan individualitetin e personalitetin tonë historik, kombësi që u themelua nga feja katolike e atëhershme shqiptare.

Tradita jone është tejet kristiane për t'ju falur islamit. Shqiptarët nuk janë ndryshe nga popujt europianë, dhe kjo ka shume rëndësi të theksohet, sepse hedh poshtë pretendimet dashakeqe se popullata në territoret shqiptare s'është autoktone, por e ardhur nga Turqia, Siria, Egjipti etj., vende arabe gjatë pushtimit osman, kur ikën shqiptarët e Skënderbeut në Itali.

Problemi ynë është kontradikta mes shpirtit tonë historik dhe ndërgjegjes sonë të çorientuar. Kjo mospërputhje fatale mendim vs. shpirt, vijon të mbaj peng zhvillimin e prosperitetin tonë. Kjo gjë s'duhet të vijoj më kështu, është idiotizëm mbi të gjitha, dhe sot eshte koha të bëhemi të zgjuar për hirë të prosperitetit të vendit. Ne jetojmë në Europë, në kontinentin e vendeve më të zhvilluara të botës, dhe është çmenduri të refuzohemi nga europianët thjesht për shkak se deklarohemi ndryshe nga ç'jemi.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar