Skip to content

Uroj që më 2017-n Shqipërinë ta duan edhe shqiptarët

30. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Gazeta_1.JPG

Shqipëria sot ngjan me një kamp refugjatësh sirianë (ose ish-sirianë të asimiluar ndër shekuj, siç fqinjët me dashakeqësi jo rrallë na përgojojnë), ku të gjithë nuk duan të gjithë, ku çdokush nuk do asgjë, dhe ku askujt si hyn në sy asgjë. Si në një kamp refugjatësh "sirianë" që presin të ikin, çdo gjë hidhet mbi tokë e rrugë, nga letrat, plehrat, shurra, prezervativët, e ku askujt s'i dhimbset asgjë, nga pyjet, toka, nëntoka e balta.

Uroj që më 2017-n shqiptarët ta duan Shqipërinë si apartamentet e shtëpitë e tyre, të cilat i zbukurojnë me stil oriental (ndonjëhere dhe oksidental), por tokën, pyjet, malet, lumejtë, detet (Zoti na dha dy dete), sipërfaqet ranore, e çdo gjë tjetër, i bëjne mut, e mutin mullar, si në kampet e refugjatëve sirianë.

Uroj që më 2017-n emigrantët shqiptarë t'i investojnë paratë e tyre për të zbukuruar tokën e begatë shqiptare, e jo të shkojnë në Shqipëri vetëm për të shkërdhyer ndonjë prostitutë.

Uroj që më 2017-n poltikëbëresit shqiptarë ta duan Shqipërinë (të paktën) sa Donald Lu.

Uroj që më 2017-n ti lutemi pjesës sonë të qiellit në gjuhën tonë të bukur shqipe, jo në gjuhët e pushtuesve e ish-pushtuesve si Janullatusi e hoxhallarët.

Uroj që më 2017-n Shqipëria të mos jetë më me brekë e dinjitet nëpër këmbë, as me kokë e fytyrë të mbuluar me shami të zezë islame, por një leshverdhë e zbuluar europiane, siç na e la Gjergji.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar