Skip to content

Shqiptarët e Shqipërisë nuk janë kundër korrupsionit, por xhelozë ndaj të korruptuarve

09. 01. 2017 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Gazeta_1.JPG

Thjesht u vjen inat pse dhe ata nuk janë të korruptuar si të korruptuarit e shumtë në tre pushtetet. Flet puna vete, askush në Shqipëri nuk e raporton dhe denoncon korrupsionin aq masivisht të përhapur. Natyrisht korrupsioni nuk vjen nga qielli, janë shqipot që e bëjnë, një palë jep, tjetra merr, por askush nuk shkon në polici të tregoj për të. Askush.

Kur bisedon me shqiptarët e Shqipërisë kupton faktin se ata nuk janë kundër korrupsionit si fenomen, por kundër të korruptuarve si individë, dhe ndaj atyre sepse, të korruptuarit i përkasin kësaj ose asaj partie, jo asaj që ata/ato duan. Shqipot flasin me pasjon kundër të korruptuarve, por pastaj çuditërisht i lavdërojnë për paratë e pasurinë që kanë vënë. Bravo u qoftë - thonë, - janë të zgjuar. Eshtë një kontradiktë e rrezikshme e personalitetit të një populli të çorientuar keq, pa asnjë parim moral të mbetur më. I vetmi motiv që i tërheq njerëzit atje për t'u përfshirë në politikë ose drejtësi është veçse korrupsioni, dëshira për para e pasuri të paligjshme. Askush nuk mendon të kontriboj për vendin. Një popull i tërë që sillet si pushtues, dhe ndoshta është.

Korrupsioni në Shqipëri është aktulaisht kultura e vetme kombëtare e gjallë aktive që shqiptarët kanë, e vetmja kulturë që ata i ofrojnë sot kulturës europiane, dhe që i identifikon ata nga pjesa tjetër e Europës. Jo vetëm nga europianët, por edhe nga parardhësit e tyre historik (populli shqiptar i së kaluarës). Të gjitha traditat e vjetra që kanë lidhje me ndershmërinë legjendare shqiptare, dhe që historikisht na kanë identifikuar ne ndër shekuj, janë zhdukur përfundimisht nga kultura shqiptare. Shqipëria sot s'ka më asnjë themel të mbetur në ngrehinën e saj. Tani s'ka mbetur gjë tjeter, vetëm rënia e kolapsja e gjithçkaje, dhe zënia e të gjithëve brenda...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar